Skandal me të sëmurën mendore në Librazhd/Fqinji abuzon e lë shtatzënë dy herë (VIDEO)

Dramën e jetës së saj vendosi ta rrëfejë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, në Report Tv me moderatore Odeta Dume, si një derë e hapur nga ku kërkon ndihmë. Me kthimin e viteve pas, ndalemi tek kjo histori që trondit, ku zbulohet ky skandal seksual, ai i abuzimit të dyfishtë të një gruaje me probleme mendore, nga fshati Spathar i Librazhdit. Pasi shkoi si mik në shtëpinë e familjes Faqolli, fqinji abuzon me vajzën e familjes Feridenë, asokohe një 25-vjecare, e cila mbetet shtatzënë. I pari abuzim ndodhi në vitin 1978, kur në jetë erdhi djali me emrin Sokol, ndërsa një tjetër ndodhi 4 vite më pas, kur në jetë erdhi një vajzë me emrin Sonila. Sot, 68-vjecarja është në kërkim të djalit, të cilin e braktisi në maternitetin e Librazhdit ditën që e lindi. Mbesa e saj Shpresa Alla në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, thotë se Ferideja nuk u martua më kurrë, ajo e pranoi fatin e saj sic i ra dhe vajzën që lindi e rriti e vetme, derisa e martoi. Brenga e 68-vjecares mbetet fati i Sokolit që e braktisi 42 vite më parë.

‘Dy herë kanë abuzuar me të. Hera e parë ndodhi një natë kur në familje bëhej një darkë për dërgimin ë djalit në ushtri. Ferideja na humbi nga sytë për afro afro 1 orë dhe askush nuk kuptoi asgjë. Pas tre muajve u zbulua e vërteta, se ajo ishte shtatzanë. Ajo nuk mbante mend asgjë, pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe dinte kush ishte përsoni që kishte abuzuar me të. Kjo ka ndodhur rreth vitit 1978. Fillimisht nuk e zbuluam kush ishte. Prindërit e cuan në spital dhe kur lindi, ajo i vuri emrin Sokol dhe mëmësia ishte Feride. Prindërit morën vajzën dhe e lanë djalin në maternitet. Kur kjo situatë u harrua, ndodhi abuzimi i dytë. Ishte një tjetër moment kur Feridenë e lënë vetëm në shtëpi. Prapë nuk dinim cfarë i kishte ndodhur vetëm kur u zbulua se ishte shtatzanë për herë të dytë. Kesaj here e tregoi se kush ishte abuzuesi, një fqinj i familjes, një burrë i madh në moshë. Ne nuk shkuam ta takonim atë person, por marrëdhëniet u ndërprenë. Nuk morëm guximin t’i thonim, por vendosëm ta mbanim fëmijën, që ishte vajzë. Sonila u rrit dhe sot është nënë e tre fëmijëve. Unë dua ta ndihmoj hallën time të gjej djalin. Edhe Sonila don ta njohi vëllain e saj.Ajo hallë sot e kësaj dite thotë se ma morën djalin’- rrëfen mbesa në studio.

Sokoli kërkohet edhe nga e motra e tij, Sonila, e cila gjithashtu erdhi në jetë nga abuzimi i dytë seksual po nga fqinji.

‘Dua edhe unë të takohem me vëllain. Dëshiroj ta di kush është. Thjeshtë duam ta njohim. Nuk duam që t' i prishim jetën. Shpresoj të arrijmë në gjurmët e tij’

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2020 03:40

    Edhe ketu ne U.S.A.ka ndodhur para nje viti e ca, nje ngjarje e ngjashme por me e rende.Ne nje nursing home ishte nje grua qe ishte ne koma prej vitesh ,ishte perdhunuar nga nje prej punonjesve te stafit e si rrjedhim I lindi nje femije, qe e morri familja persiper t'ia rriste.Ngjarja u be skandal,kanalet televizive e diskutuan per disa jave.Perdhunuesi u gjet me anen e ADN,aq me teper qe kishte kohe qe nuk punonte me aty,kuptohet qe ne fund u arrestua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital