Disa fragmente të shkëputura nga librat janë:
Fillesat e këtij denoncimi në rrjetet sociale të teksteve ka nisur me “Shkumësin Magjik” një pjesë nga leximi i klasës së dytë, i cili u mëson të vegjëlve se si të gënjejnë dhe të mos shkojnë në shkollë, duke tretur një shkumës në një gotë me ujë, i cili u ngre temperature.
Po aq debate ka shkaktuar edhe një pjesë e e shkëputur nga Edukimi për karrierën e klasës së 10-të, ku jepet një situatë rasti për të cilët duhet të diskutojnë me një familje shqiptare që emigron në Athinë. Babai ishte i alkoolizuar dhe në debat e sipër godet bashkëshorten në kokë, e cila vdes në spital. Babai përfundon në burg, ndërsa dy të vegjëlit rriten nga gjyshërit e mamasë, të cilët u përçojnëë urrjetjen ndaj babait.
Po kaq horror është edhe rasti i servirur në lëndën Statistikë dhe Probalitet, ku vëllai duhet të zgjedhë mes tij dhe të motrës se cili prej tyre do të hajë një karamele me helm vdekjeprurës.
Apo rasti tjetër në librin e Fizikës ku pasi autori jep një situatë rasti me një ari që ndjek një djalë, jep shpejtëësinë, lartësinë e pemës dhe ...fëmijët duhet të gjejnë ngjyrën që ka ariu????
Nikolla: Do heqim nga qarkullimi tekstet me probleme
Ky denoncim kolektiv në rrjetet sociale ka sjellë edhe reagimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka deklaruar se do të marrë masa deri në heqjen e tyre nga qarkullimi. “Ka probleme me tekste. Do të ketë padyshim rishikim heqje nga qarkullimi, sepse për ne janë të shtrenjtë fëmijët e Shqipërisë dhe nuk do të lejojmë deformime të tilla në formimin e fëmijëve”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ministrja e bëri deklaratën pasi mori pjesë në konferencën “Gruaja shqiptare dhe integrimi evropian", organizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare.
Në fillim të këtij viti shkollor, Ministria e Arsimit hoqi 120 tekste shkollore nga qarkullimi, por me sa duket reforma duhet të jetë edhe më e thellë.
Komision, për përzgjedhjen e librave
Ministria e Arsimit çdo vit publikon katalogun me listën e të gjitha teksteve mësimore dhe janë shkollat ato që përzgjedhin si alternativa të mundshme për ti përdorur gjatë vitit shkollor. Pas përzgjedhjes së teksteve shkollat duhet të bëjnë porositë tek shtëpitë botuese. Për tekste të veçanta ka deri në tetë alternativa dhe kjo shpesh herë ka sjellë edhe kundërshtinë e arsimtarëve, të cilët janë shprehur kundër këtij numri i cili nuk sjell gjëtjetër veçse konfuzion tek nxënësit.
FOTO/ Disa nga tekstet shkollore qe jane publikuar ne rrjetet sociale
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)