Skandal në Gjirokastër, shkolla
pa banjo, nxënësit 1 vit në hall
"

Skandal në Gjirokastër, shkolla<br />pa banjo, nxënësit 1 vit në hall<br />
GJIROKASTËR-Shkolla fillore “Naim Frashëri në Gjirokastër që prej tetorit të vitit të kaluar i ka tualetet e bllokuara, ndërsa Bashkia është njoftuar mbi problemin por deri tani nuk ka reaguar.
 
Një situatë të pazakontë po përjetojnë 560 nxënës të shkollës 9-vjeçare, pasi atyre u duhet të qëndrojnë për orë të tëra në siklet për shkak të mungesës së tualeteve.
 
Shpesh herë atyre u duhet të marrin leje për t’u larguar nga shkolla në mënyrë që të shkojnë në shtëpi për të kryer nevojat personale.
 
Natyrisht që edhe mësuesit po përjetojnë një situatë të vështirë pasi edhe atyre u duhet të shkojnë në lokale aty rrotull ndërkohë që janë të kushtëzuar që të paguajnë edhe kafen për të kryer nevojat e tyre.

‘’Banja në shkollën tonë mbushet me ujë. Nuk kemi ku kryejmë nevojat tona personale. Shkojmë në shtëpi për t’i kryer nevojat.
 
 Banjat janë të bllokuara, nuk i kryejmë do nevojat personale’’,
-u shprehën dy nxënëse të shkollës ‘’Naim Frashëri’’. 

Drejtori i shkollës, jashtë kameras, pranon se gjendja është me të vërtetë katastrofale dhe për këtë, jo pak herë ka vënë në dijeni Bashkinë por mesa duket deri më sot, nuk është ndërmarrë asnjë masë.

Interesit tonë për të marrë një informacion nga Bashkia e Gjirokastrës nuk iu përgjigj njeri.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla