Priten pemë në zonën e mbrojtur të Kepit të Rodonit që e administron kisha e Shna Ndout, 2 nën hetim! Përfaqësuesi i AZM-së: Jemi ankuar, por s'janë marrë masa

Banorët e zonës së Kepit të Rodonit kanë denoncuar për Report Tv prerjen masive të pyjeve në territorin që administrohet nga kisha e Shna Ndout, por që njëkohësisht është zonë e mbrojtur.

Banorët kanë sjellë pamje që shfaqin drunj të prerë fare pranë Kishës së Shna Ndout në Kepin e Rodonit

Në hyrje të Kepit të Rodonit prej vitesh është vënë nga ana e priftërinjve franceskan një tra, ku cdo turist apo banorë i zonës që do të vizitojë kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit dhe kishën, duhet të paguaje 200 lekë taksë për person dhe 500 lekë për makinën. Në këtë territor aplikohet edhe tarifa 100 lekë për çdo person që dëshiron të bëjë videoklip në këtë zonë. 

Pas një komunikimi me drejtues të zonave të mbrojtura në Durrës për Report Tv ata thanë se janë ankuar disa herë në ministri për traun e vënë nga kisha si dhe për prerjen e pyjeve por asnjë masë nuk është marrë.

Për denoncimin e sotëm policia mundi të kap dy persona me motosharrë dhe me mjete për prerjen dhe transportin e lëndës drusore, të cilët po i ndjek penalisht në gjendje të lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Prerja e pyjeve në zonën e mbrojtur te Kepi i Rodonit, nën hetim dy persona

Pas denoncimit të banorëve në Report Tv se në Kepin e Rodonit që është zonë e mbrojtur po pritet pyjet, policia ka proceduar penalisht dy persona, të cilët janë kapur duke prerë pemët me motosharra. Policia e Durrësit kapi në flagrancë A. Z., 53 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, i cili dispononte një motosharrë për prerje të pemëve  dhe një automjet për transportin e tyre dhe G. V., 32 vjeç, banues në Ndraç, Durrës, i cili u kap në flagrancë në Kepin e Rodonit, duke transportuar lëndë drusore me automjet. Edhe këtij shtetasi iu gjet një motosharrë me të cilën kishte prerë në mënyrë të paligjshme, pemë në Kepin e Rodonit.

Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy motosharrave, dy automjeteve, dhe dy metër kub lëndë drusore.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2022 03:26

    Si franceskane qe zbatojne varferine,freterit duhet te ishin me modeste.Nje pyetje kam:parate per te pare kalane keta i mbajne,apo i kalon nje pjese min.te turizmit e kultures?

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 28/01/2022 15:46

    Ai vend eshte bere per turp me nje tra taksambledhes ku paguhet 200 lek per person dhe ska nje banjo. E gjithe zona i eshte dhene nje privati qe si rruhet fare as per fe dhe as per turizem dhe e ka mendjen vetem te beje para

    Përgjigju
    • Gim: 28/01/2022 21:12

      Saktesisht

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!