Skandal në Rinas/ TIA fshehu fituesin e tenderit, procesverbali dhe vendimi i gjykatës që komprometojnë drejtorin Alvensleben

TIRANE-Një tjetër skandal përfshin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me në krye gjermanin Constantin von Alvensleben. Kompania koncesionare e aeroportit ka fshehur fituesin e tenderit të organizuar nga vetë TIA për shërbimin furnizim me ushqime dhe pije për sallën e biznesit në Aeroport, duke operuar me dy standarde, ngritur dyshime të forta për manovra abuzive, dëmtuar reputacionin e të vetmit aeroport në Shqipëri si dhe duke prodhuar një tjetër konflikt me kompanitë që operojnë në terminal. Mbajtja peng e dokumentacionit të shpalljes së kompanisë fituese, konkretisht të shoqërisë A&A Airport, ka vënë ne lëvizje gjykatën, e cila edhe një herë i ka dhënë të drejtë kompanisë A&A Airport, duke urdhëruar sigurimin e dokumentacionit që e shpallte fituese.  

Çfarë ka ndodhur konkretisht? 
Në 10 janar 2020, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shpallur tenderat për njësitë bar-restorant, dyqane edhe atë për shërbim catering për sallën e biznesit “Business Lounge” në aeroport. Tenderat për njësitë bar-restorant edhe dyqane janë përmbyllur me dorëzimin e dokumentacionit nga kompanitë e kualifikuara me 09 mars 2020, ku TIA ka njoftuar kompanitë e përzgjedhura ose jo, përmes një letre të datës 23 prill 2020. Çuditërisht, TIA nuk ka bërë asnjë njoftim për tenderin e shërbimit catering për sallën e biznesit edhe pse dokumentacioni nga kompanitë pjesëmarrës është dorëzuar përpara tenderave të tjerë, përkatësisht më 24 shkurt 2020. 

Dyshimet shtohen më tej në kushtet kur rezulton se TIA, përmes komisionit, kishte vendosur për fituesin e këtij tenderi qe në datën 16 prill 2020, ndërkohë që nuk e njoftonte fituesin siç bëri me tenderat e tjerë për njësitë bar-restorant edhe dyqane. Në datën 28 prill 2020, kompania pjesëmarrëse në tenderin për shërbim catering në sallën e biznesit, i drejtohet TIA-s me një shkresë që ta njoftonte nëse kishte fituar apo jo. Megjithatë, TIA, me në krye Constantin von Alvensleben, nuk kthen asnjë përgjigje. 

Në këto rrethana, kompania A&A Airport, pjesëmarrëse në këtë tender, i drejtohet gjykatës me kërkesëpadi të datës 5 qershor, duke i kërkuar sigurimin e procesverbalit të vlerësimit në lidhje me këtë tender. Gjykata e Krujës, me vendimin e datës 10 qershor 2020 i jep të drejtë kompanisë A&A Airport, që përmes përmbaruesit privat, të sigurojë procesverbalin vlerësimit në lidhje me këtë tender, si provë për procesin gjyqësor në themel. 

Një ditë pas marrjes njoftim nga ana e TIA në lidhje me kërkesëpadinë për sekuestrimin e procesverbalit si provë, në datën 8 qershor 2020, TIA del me një deklaratë ku shpreh shqetësimin për vendimet e padrejta të gjykatave, të cilat po bllokojnë aktivitetet tregtare në Rinas, ndonëse e vërteta rezulton se është kupola drejtuese e TIA-s që po bllokon aktivitetet tregtare, përmes disa veprimeve arbitrare, të rrëzuara nga gjykata si të paligjshme. 

Procesverbali komprometues 
Në bazë të procesverbalit të siguruar, të firmosur nga komisioni i tenderit, rezulton se kompania A&A Airport ishte fituese e tenderit për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije për sallën e biznesit që në datën 16 prill 2020. Arsyet se pse TIA e mbajti për një kohë kaq të gjatë të fshehtë fituesin vetëm për këtë tender, duke mos njoftuar kompaninë pavarësisht vlerës së konsiderueshme me buxhet prej 216.000 euro në vit, mbeten të paqarta, por nuk ka dyshim se nuk janë as profesionale, as etike dhe aq më pak ligjore. 

Neni 18.4 i marrëveshjes së koncesionit mes qeverisë shqiptare dhe TIA, parashikon që “shoqëria nuk do të adoptoje, në lidhje me aktivitetet e kryera prej saj në zonën e koncesionit, asnjë praktike tregtare, ose politikë çmimesh, të cilat në mënyrë të paarsyeshme diskriminojnë çdo klasë të përdoruesve të aeroportit ose çdo përdorues të veçantë të aeroportit, apo në mënyrë të pandershme shfrytëzojnë pozicionin e favorshëm në lidhje me përdoruesit e aeroportit”. 

Kodi Civil Shqiptar, në nenin 673 parashikon që një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në përputhje me ligjet e zakonet e mira tregtare. Ndërsa përfundimi i një kontrate nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme. 

Neni 674 parashikon që palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra-tjetrës. Për më tepër, neni 6 i kodit Ajror i jep TIA-s , për vetë rolin që ka ky objekt i rëndësisë së veçantë, atributet e një kompanie publike.

Skandali me tenderat e tjerë 
Edhe tenderat e tjerë, për shërbimin e bar-restorantit dhe të dyqaneve në aeroport, janë njollosur nga shkelje të rënda. Konkretisht janë përjashtuar kompani me përvojë në këtë fushë, ndërsa janë shpallur fituese kompani që nuk përmbushnin kriteret, në shkelje flagrante të kritereve të shpallura nga vetë TIA. Në shpalljen e  tenderit në 10 janar 2020, TIA vendosi si kriter për kompanitë garuese që të kishin paktën 4-vjet eksperiencë në fushën përkatëse, rezultate financiare solide si dhe të paraqitnin pasqyrat financiare, për të treguar përvojën konkrete në treg dhe seriozitetin e tyre. Për sa më sipër çështja i ka kaluar Prokurorisë dhe departamentit të krimit ekonomik, të cilët kanë sekuestruar dosjen e tenderit dhe kanë marrë në pyetje në lidhje me këto shkelje ndër të tjera dhe Drejtoreshën e Departamentit Komercial Sonila Toptani dhe drejtorin e Prokurimeve në TIA, Albi Palushi.

Çfarë ndodhi? 
Kompania Agrofarm u shpall fituese për shërbimin e bar-restorantit. Kjo kompani rezulton se ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj bujqësinë, blegtorinë dhe pemëtarinë. Agrofarma ka shtuar vetëm në vitin 2017 veprimtarinë e bar-kafesë, ndërkohë që në kritere ishte 4 vjet eksperiencë. Agroframa nuk plotëson as kriterin soliditetit financiar. Kjo kompani e ka deklaruar me humbje të konsiderueshme prej rreth 70.000 EUR  aktivitetin në vitit 2016. Ndërsa fitimi në 2017 dhe 2018 rezulton vetëm 2 mijë euro në vit. Për të njëjtën arsye, TIA ka skualifikuar nga tenderi kompanitë: Moccador alb, Artur shpk, Sigi/worldwine,  Trinity cafe, pasi këto të fundit nuk plotësonin kushtin e përvojës 4 vjeçare.
Ndërsa kompanitë Aris Çollaku, Estia, Artisti, Hotel Dyrrahu, Grand shpk dhe Tropikal janë skualifikuar sepse kishin deklaruar humbje (ashtu si Agrofarm).
 Agrofarm jo vetëm që ka kaluar të gjitha procedurat e tenderit, por dhe është shpallur fituese nga TIA. Nga ana tjetër, kompania Mulliri i Vjetër, e njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u shpall fituese për shitje suveniresh në Rinas. Edhe kjo kompani nuk plotësonte eksperiencën 4-vjeçare dhe xhiron vjetore specifike per këtë shërbim të ofruar.

Ndërkohë në intervistën e fundit CEO i TIA-s Costantin von Alvensleben deklaron se "kemi ritenderuar koncesionet e njësive tregtare: pikat e bar-restoranteve dhe pikat e shitjes me pakicë. Edhe pse kemi marrë oferta të mira, masat e ndalimit të qarkullimit dhe niveli i ulët i trafikut të pritur në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 i bën më të vështira këto kohë bisedimet me qiramarrësit e rinj". Por, nisur nga faktet e mësipërme, a mos është TIA dhe Costantin von Alvensleben që me veprimet dhe vendimet e tij po vështirëson klimën e biznesit më shumë se sa niveli i ulët i trafikut?!

1592395963_Foto2.jpg

Constantin von Alvensleben

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edita: 20/06/2020 11:11

    Habitem per keto komentet qe humbasin mes rreshtash. Kur situata me duket e pakomplikuar, njesoj sikur: Merr dikush shtepine me qira. Pronari i shtepise i thote, qe do te marr tjeterkend edhe ai duhet te dale nga shtepia menjehere, pavarsisht se me kontrate e ka se do rrinte dhe nje muaj me shume. Qiramarresi i shkrete thote qe te rrije dhe ate muaj sipas kontrates se duhet te gjej ku te coje mallrat e njerezit e shtepise. Pronari kercenon o ti heqe vete urgjent, ose do i heqe ai. Keshtu nje dite kur seshte qiramarresi ne shtepi, me celsin qe ka pronari hyn ne shtepi e nis e nxjerr gjerat tek e tek e i thyen e demton, se mos i ka te vetat. Shkon qiramarresi ne gjykate e gjykata thote : mos te preket asnje gje sa te zgjidhet me themel si eshte puna. Pronari qe mire qe shkeli kontraten e nuk respektoi ligjin po beri vetegjyqesi, po merr guximin e thote : ore prona ime, une bej ca te dua me te. Edhe vihuni ju tani ne vend te qiramarresit sa mire do ju vinte, ndryshe nga ca keni rene dakord, se ju tek pronarit tu nxirrnin ne rruge te madhe me femije e katandi e tu kene thyer edhe gjerat tuaja personale qe me mund e lodhje i keni blere.... Me e keqja ketu eshte qe kompania qe menaxhon aeroportin, nuk e ka as prone te veten, por thjesht e mjel kete lopen aeroport e kujdeset qe te jape shume prodhim e ne fund do ja ktheje pronarit shtet pasi ta vjele e nxjerr fitim. Se si mund te mbrohet kjo sjellje huliganesh, vetem ju e dikerkeni. Mos e dhente Zoti ta kalojme vete, pa personalisht nuk e di se cfare do beja.

    Përgjigju
  • redi: 19/06/2020 12:22

    Ministria te deklaroj kur mbaron afati per koncensionarin e Rinasit dhe kur i kthehet shtetit shqiptar.Nje koncension qe nuk dime sa kushoi ndertimi i aeroportit dhe fitimet kolosale ne dem te shqiptareve .Flitet se eshte kirrupsion i gjalle firmosja e koncensionit dhe shteti mund ta ngrinte vet.Koncensionet ne Shqiperi ne shume raste ,jane metoda me efikase per korrupsionin shteteror sikurse dhe PPP ,ku nuk diskutohet ndertimi qe mund te jete shume i nevojshem, por kosto shume e larte qe mbetet barre per popullin shqiptar per ti shlyer me fukarallekun e tij

    Përgjigju
  • Tirona: 18/06/2020 20:15

    E merr vesh njeri per cfare behet fjale be artikull? Situata duket pak me e thjeshte nga c'e bejne. Dikush ka nje ambient qe e le me qera, mbaron kontrata, pronari i kerkon te liroje ambjentin ta jape perseri me qera, qeraxhiu nuk pranon te dale, pronari I mundohet ta zbraze dhe te marre mbrapsht pronen e tij, qeraxhiu shkon ne gjykate, gjykata thote qeraxhiu fiton. Pra si perfundim - " toke e xanun, vete I shtati vlla" ne 2020, por kte here me ligj e media, Jo ashtu si ne 90-ten. Ec tu bofsha se ka lezet Tirona e kjo Shqipni cfar mban e I ben temena. PS. Ka njeri nai shpi qe do ta japi me qera se jam I interesuar.

    Përgjigju
    • Detajisti: 19/06/2020 13:49

      E ke thjeshtuar me shume se duhet te keqen, se kane nje cope leter, qe quhet marrveshje, ku thone se ne kushte ekstreme si epidemia shtyhet ai dreq perfundimi. Edhe njeri thone, sdu ta respektoj, se sme intereson mua. Ai tjetri thote, duhet ta respektosh, edhe pse ste intereson, se kemi rene dakord keshtu. Ja kaq thjesht e mire e bukur eshte. Po mire se tirOns je, te falet, ngaterrohesh mes rreshtash. Je i falur po he.

  • Petra: 18/06/2020 13:53

    Me falni, po per cfare po flisni?Lope, derra... Me sa shoh une kjo eshte nje ceshtje mes biznesesh private. Nga njera ane kjo A&A qe i bie qe gjithe keto vite paska patur bar-kafe ne aeroport, nga ana tjeter kompania qe menaxhon aeroportin qe paska zgjedhur Sophie dhe Mullirin e Vjeter per te hapur bar ne aeroport. Gje shume normale ne nje treg te lire dhe jo 'Skandal'. Nuk e shoh si mund te na ndikoje pikerisht kjo gje. Kafen ne dac merre ne dac jo. Mua personalisht do me pelqente ti kisha Sophie dhe Mullirin si mundesi pasi pervec se kane produkte cilesore kane dhe ambjente te bukura dhe super sherbim. Ju lutem mos censuroni te drejten per te komentuar duke mos e publikuar kete koment. Humbni besimin si medium.

    Përgjigju
    • Turi: 18/06/2020 19:48

      O ziti prokuror. Ku ka korrupsion ketu mund te na e shpjegosh. Dhe normal do bejne si te duan se jane vete pronar dhe bejne si te duan.

    • Elona: 18/06/2020 19:08

      Se kujt ja jep me qera I zoti shtepine e tij nuk besoj se I hyn ne xhep njeriu.Ajo qe nuk po permendet eshte se fale vendimeve te Gjykates se krujes kemi nje ambjent te shkrete qe nuk I sherben askujt, ah po ndoshta hakmarrjeve personale te A&A

    • Prokuror: 18/06/2020 18:23

      Jo o Zonje nuk eshte ashtu. Se mashtrimi edhe korrupsioni eshte i denueshem. Pastaj ky zoteria gjerman jep llogari dhe ne vend te tij per ca ben. Pse si qenka keshtu? Dalin te gjithe e bejne si te duan? Jo mor jo se shtet duhet te kete qe mos tallen me asnje.

  • vON: 18/06/2020 10:15

    AMONNN. TA KISH BO NE GJERMANI KY LEGENI KETE, E SHIFJE SI FLUTURONTE DIREKT E NE BURG, PA LEVIZ ASNJE KARRIGE.

    Përgjigju
  • Bledi: 17/06/2020 18:28

    Sqarimi I vetem eshte qe Agrofarm eshte Sophie Cafe i njejti pronar. Dhe me mire Sophie Cafe sesa A&A Airport me kafe skandaloze dhe me te liren ne treg.

    Përgjigju
    • Dorina: 19/06/2020 13:51

      O bledi. hahahahahah. po kshu si thoke ti, dilka qe ka bere evazion fiskal Sophie. Se ketu thote qe kane jo shume fitime.hahahahah hajde hajde ne vend te rregulloni vetullat, nxirrni syte.

    • Bledi: 18/06/2020 21:37

      O Marenglen. Mos e ki merak o vlla se e hap Sophie dhe nje ambient shume kollaj ne aeroport. Ja ka dale dhe I qofte hallall te hape 15 lokale ne 5 vjet. Dhe nje e hapin kollaj aty pa problem I kane aq lek.

    • Marenglen: 18/06/2020 20:37

      Une di shkrim e kendim o vlla. E shtim i aktivitetit si bar-kafe ka nisur vetem ne 2017. Pastaj ne 2016 70 mije euro humbje e ne 2017 e 2018 fitim ke 2000 euro maksimumi. Vallaj hallall si ja ka dale mire te kualifikohet, po ene fitoj.

    • Bledi: 18/06/2020 19:47

      O Mareglen po ti pse nuk te pergjigjemi dot o mik por vetem ti neve. Lexo mire me qkr o mik se aktivitetin e ka filluar ne 2015.

    • Marenglen: 18/06/2020 10:08

      Po mer po, po i bekan kafe edhe lopet edhe derrat atij. Se ne 2017 thokan keta ka nisur kompania aktivitetin. Duhet kompania or trim, jo pronari. A kupto? Po kerrcitja ne top, se i gjo do metet.

  • Xhesi: 17/06/2020 17:05

    A e njeh njeri kete kompanine A&A se ku ka experience tjeter pervecse ne aeroport, ku na shet kafen me 200 leke!!! Nderkohe ju lutem sqaroni dhe se Agrofarm eshte Sophie Caffe qe besoj te gjithe e njohin per experiencen e saj ne tregun shqiptar nepermjet rrjetit te bar-kafeve qe ka.

    Përgjigju
    • Arlinda: 18/06/2020 10:14

      Sa kushton kafja tek Sophie ne Tirane? Se mesa me kane thene femijet eshte me e shtrenjta prandaj nuk e frekuentojne me. Po na aeroport sa do e shesi kafen? Nqs ne Tirane e shet 200 ne aeroport 400. Mjere populli shkrete

  • Aliona: 17/06/2020 15:42

    Ju lutem me thoni se si eshte e mundur qe i njejti medium, qe vendos ne litar gjykatesen e Krujes, Enkeleda Hoxha, per korrupsion, i referohet vendimeve korruptive dhe jashte cdo kompetence te po asaj gjyqtareje? Mund t'ja permendni emrin edhe ne kete artikull dhe do ta shihni se si do humbase cdo vlere e besim kjo stuhi ne gote.

    Përgjigju
  • Bajoneta: 17/06/2020 15:39

    Rinas aty ku dhe kafeja kushton me shum se ne Londer

    Përgjigju
  • Palushi: 17/06/2020 15:36

    Mortja qe nuk i ha. Bejne dhe te tjeret gjera si keto, po keta i paskan ra ne top. As me stil e asigje.

    Përgjigju
  • A. N.: 17/06/2020 14:35

    Vendi jone i integron shume shpejt te huajt te cfaredo race qofshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë