Çfarë e lidh Belinda Ballukun me Igli Taren? Këtë pretendonte ta zbulonte Syri TV, zëri (shpesh i rremë) i familjes Berisha, që kishte paralajmëruar për mbrëmjen e djeshme një “scoop”! Investigimi duhej të transmetohej në programin Plug, i cili punon mes dokumenteve dhe marketingut. Rreth këtij “scoop”-i me titull “Belinda Balluku asist Igli Tares”, gjatë gjithë ditës u transmetuan promo në Syri TV, ndërsa rrjetet sociale u përmbytën me banner-a promovues. Por mbrëmë, papritur, programi u anulua! Të gjitha spotet dhe publiciteti u hoqën me urgjencë dhe ato pak banner-a që kemi gjetur ende në Instagram dhe Facebook (që nuk pranojnë censurë deri në fund), nëse klikon mbi to, nuk të çojnë në asnjë përmbajtje. Çfarë ka ndodhur?

Banneri promovues i 'investigimit' të Syri Tv për lidhjet e Ballukut me Taren
Kush ka ndërhyrë dhe me çfarë çmimi për të fshirë programin?
Duke njohur mungesën e seriozitetit me të cilën punohet në Syri, nuk besojmë se kishin zbuluar ndonjë intrigë të madhe. Ndoshta ishte vetëm shpifja e radhës. Por pyetja është kjo: pse të gjitha shpifjet e tjera transmetohen nga Syri pa asnjë siklet e pa asnjë turp, ndërsa vetëm kjo është censuruar?
Nuk është hera e parë që Syri fshin apo fsheh lajme që prekin financuesit e tij, nga oligarkët te elementët kriminalë. Por rrallë ka ndodhur që të censurohet madje një program i tërë para transmetimit. Pazari duhet të ketë qenë vërtet i lartë. Po aq i lartë është edhe dëmi që ky lloj censurimi i shkakton punës së gazetarëve që punojnë atje (përveç kësaj, edhe të detyruar çdo muaj të marrin si rroga paratë e pista në cash), por edhe imazhit të opozitës dhe asaj pak besueshmërie që i ka mbetur.

Banneri promovues i 'investigimit' të Syri Tv për lidhjet e Ballukut me Taren
Komente








