SKANDAL/ Politizohet FSHF-ja, Armando Duka dërgon trajnerët e kombëtares si delegatë në mitingun e Sali Berishës

SKANDAL/ Politizohet FSHF-ja, Armando Duka dërgon trajnerët e kombëtares si delegatë në mitingun e Sali Berishës

Një nga ligjet kryesore në Federatën Shqiptare të Futbollit është mos-politizimi i këtij institucioni dhe përfshirja e administratës dhe zyrtareve e saj në evente e fushata politike.

Armando Duka biles e ka pasur si një mburojë këtë problem sa herë ndihej i rrezikuar në karrigen e tij, duke dërguar letra në UEFA për ndërhyrjen e politikës në sport.

Por, ai vetë është kapur mat duke bërë fushata politike bashkë me zyrtarë të tjerë të FSHF-së.

Së fundmi, sërish kjo Federatë është e gjitha e përfshirë në shërbim të mitingut që Sali Berisha do të zhvillojë nesër në stadiumin “Air Albania”.

Presidenti i FSHF-së është vendosur i gjithi në shërbim të Sali Berishës, ku përveçse po mban të fshehur shumën e majme që është paguar për marrjen me qira të këtij impianti, ai vendosi në mënyrë skandaloze të shtyjë dhe ndeshjet e Superiores duke i spostuar në ditët e javës.

Duka në mitingun e nesërm do të dërgojë dhe përfaqësues të FSHF-së si delegate dhe ata nuk do jenë punonjës pa rëndësi, por trajner të ekipeve kombëtare.

Një ndër ta është trajneri i kombëtares U-17 të femrave Agustin Kola, i cili në rrjetet sociale ka publikuar kartën e identitetit së bashku me badge e delegatit (një bjexh që PD-ja zyrtare i ka cilësuar si të falsifikuar pasi nuk janë dhënë me miratimin e institucionit zyrtar).

Një tjetër zyrtar i FSHF-së që nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë nesër në foltore është dhe specialisti i futbollit në Sektorin e Ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema.

Edhe ky i fundit pritet që nesër të jetë i pranishëm në mitingun e Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Duka do dërgojë gjithashtu në Foltoren e nesërme edhe zëdhënësin e tij Andi Verçanin, që e përdor sa herë ka nevojë siç ishte rasti i fundit ku sulmoi në gjuhë fyese të gjithë tifozët shqiptar.

Zëdhënësi i Dukës njihet si militant i hapur i Berishës duke marrë pjesë dhe në fushatën elektorale të 25 prillit, madje pas humbjes së zgjedhjeve ai i kërkoi Lulzim Bashës që të jepte dorheqjen.

Por, gjëja më e rëndë në gjithë këtë situatë është politizimi i institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në vend të jetë në shërbim të futbolit, është vendosur në shërbim të Sali Berishës që ka nisur një betejë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës./TemA

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2021 02:13

    Sulltani i FSHF dergon delegate per kater arsye:1-Vellai i tij ka qene pjese e koalicionit opozitar ne zgjedhje.2-Vete Duka, shpreson qe me besnikerine e treguar,n.q.s.nje dite rimerr pushtetin,ka per t'i hedhur ndonje kocke.3-Ka hall se mos ne gezim e siper,kur t'a shohin te dale ne skene,fanatiket e Berishes,mund t'i thyejne ndonje stol,a ndonje gje tjeter.4-Sigurohet qe qirane ka per t'a marre deri ne centin e fundit.

    Përgjigju
  • redu: 10/12/2021 17:32

    Te dorehiqet Duka, qe e ka marre me tapi FSHF dhe te bej cfar ti doj qefi persinalisht dhe bashke me bashjepunetoret e tij.Me ligj sportieshte i depolitizuar

    Përgjigju
  • Aldi: 10/12/2021 16:14

    Po pse qenka skandal kur ato kane te drejte si te gjithe apo duhet te presin Ramen qe te mos quhet skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë