SKANDAL/ Rithemelimi sulmon shoqatat për mbrojtjen e gazetarëve që reaguan kundër molotovit që rrezikoi jetën e qytetarëve

Seksioni i Rithemelimit në Partia Demokratike ka sulmuar sot në një deklaratë për shtyp shoqatat e gazetarëve që reaguan dje për rrezikun që iu kanos nga molotovët disa operatorëve dhe qytetarëve para Bashkisë së Tiranës.

Zëdhënësja e Rithemelimit, Silvi Bardhi ka akuzuar shoqatat që mbrojnë gazetarët si të lidhura me inceneratorët, ndërsa ka përmendur me emër dhe mbiemër një nga gazetarët.

Ndërkohë, kundër dhunës dhe molotovëve që për pak u morën jetën kameramanëve kanë reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i themeluar nga një grup gazetarësh të terrenit, dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që drejtohet nga gazetari Aleksandër Çipa.

Ky është një sulm i paprecendentë që një parti politike, e cila në vend që të kërkojë falje dhe të dënojë aktin e hedhjes së molotovit mbi kokën e gazetarëve dhe qytetarëve gjatë protestës së thirrur prej saj, sulmon ashpër shoqatat për mbrojtjen e gazetarëve pse reaguan ndaj një akti që vuri seriozisht në rrezik jetën e qytetarëve.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi