TIRANE- Skandal në vjedhjen e provave materiale dhe sendeve personale në ambientet e komisariateve në Tiranë. Motorë, automjete, portofolë me para e deri tek armët e zjarrit të sekuestruara si prova materiale, janë zhdukur nga ambientet e komisariateve të kryeqytetit, duke bërë që vetë komisariatet të kthehen në “vatra” krimi.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon rastin e rradhës së abuzimit nga strukturat policore, ku këtë herë një motor i markës “Yinxiang” është zhdukur nga ambientet e komisariatit nr. 6, duke mos u gjetur sot e kësaj dite. Në shtator 2013 pronari i motorit Altin Shtishi është proceduar penalisht nga prokuroria e Tiranës, ndërkohë motori është bllokuar nga komisariati nr.6, duke u inventarizuar si provë materiale në pikën e bllokimit të këtij komisariati. Në 2 prill të këtij viti Altin Shtishi është shpallur fajtor nga gjykata e Tiranës për veprën penale të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, duke u dënuar me 40 ditë burgim.
Kjo masë dënimi më pas u konvertua në shërbim prove. Në fund të vendimit gjykatësja Ardiana Bera, urdhëronte që motori i markës “Yinxiang” dhe sende të tjera që ndodheshin në ruajtje nga komisariati nr.6 t’i ktheheshin të pandehurit.
Mungesa e motorit
Për të zbatur vendimin e gjykatës së Tiranës, shtetasi Altin Shtishi ka shkuar në 6 maj 2014 në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, duke kërkuar motorin e sekuestruar, çertifikatën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore të mjetit me targë CAD 515, çertifikatën e përshtatshmërisë teknike e mjetit me targë CAD 515, si dhe siguracionin e mjetit me targë CAD 515. Teksa ka marrë dokumentacionin, nuk ka arritur të nxjerë nga ambientet e komisariatit motorin për shkak të zhdukjes së tij.
Motori është kërkuar në të gjithë pikën e bllokimit të automjeteve nga disa prej efektivëve, por në fakt nuk është arritur të gjendet. Mjeti duket se është vjedhur brenda ambienteve të komisariatit nr.6 nga vetë efektivët e këtij institucioni. Për mungesën e tij është mbajtur dhe një procesverbal, duke saktësuar se motori nuk gjendet. Por kush është efektivi i policisë që ka marrë motorin nga provat e sekuestruara, kjo mbetet mister dhe le vend për t’u verifikuar dhe hetuar nga vetë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe prokuroria e Tiranës.
Kallëzimi
I ndodhur përpara faktit të zhdukjes së motorit të tij nga ambientet e komisariatit dhe dyshimeve për vjedhje nga efektivët e policisë, shtetasi Altin Shtishi i është drejtuar prokurorisë së Tiranës duke kërkuar fillimin e hetimeve për akuzën e “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Mësohet se tashmë për këtë çështje prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet, duke kërkuar dhe ndihmën e SHKB për të parë pozicionin e efektivave të policisë.
Precedenti/ Tek rajoni nr.2, u zhduk pistoleta
Dy muaj më parë nga ambjentet e komisariatit nr.2 në Tiranë është vjedhur në mënyrë të mistershme një armë zjari pistoletë. Kjo prove i është sekuestruar një personi, dhe se teksa është future në zarfet e provave dhe është menaxhuar nga oficeri L.F. Pikërisht brenda në zyrën e këtij të fundit është zhdukur pistoleta në momentin kur ky nuk ndodhej në zyrë.
Historia e 2012, policët vodhën makinën e Beçajt
Në vitin 2012 automjeti i Gjykatës së Lartë që përdorej nga ish kryetarja Shpresa Beçaj, është “zhveshur” tërësisht nga efektivët e policisë rrugore. Mjeti tip BENZ, me targa TR 0273 Z, ishte përfshirë në një aksident në muajin janar 2012 dhe më pas është bllokuar nga policia si provë në një pikë bllokimi në kombinat. Pikërisht në këtë pikë, makinës së Gjykatës së Lartë, i është vjedhur motori, fenerët, gomat dhe pjesë të ndryshme tepër të shtrenjta. Pasi ish- kryegjyqtarja ka konstatuar një gjë të tillë ka hedhur në gjyq Policinë Rrugore, duke fituar të drejtën e dëmshpëprblimit me 8 milion e 200 mijë lekë të vjetra për dëmin e shkaktuar.

(Në foto: Neni 134: Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com