Futbolli belg është tronditur nga një skandal i madh pasi dy skuadra luajtën një barazim 'fiks'. Westerlo dhe Genk barazuan 1-1 me njëri-tjetrin në ndeshjen e tyre në Ligën Pro në Belgjikë më 17 mars.
Të dyja skuadrat ndaluan së luajturi pasi Bryan Heynen barazoi për Genkun në minutën e 86-të. Pavarësisht se kishte një lojtar shtesë pas një kartoni të kuq të Genkut, Westerlo nuk sulmoi dhe vijoi me pasime topi mes tyre, pasi të dyja skuadrat ishin 'të lumtura' që panë ndeshjen me rezultatin e barabartë 1-1.
Një lojtar i Genk vendosi madje t'i nënshtrohej ushtrimeve fizike dhe lojtarët shtrënguan duart para se arbitri të fërshëllente, duke mos sulmuar për të gjetur golin.
Kjo sepse Westerlos i duhej vetëm një pikë për t'i shpëtuar rënies, ndërsa Genkut vetëm një pikë për të përfunduar në vendin e gjashtë dhe për të siguruar kualifikimin në raundin play-off.
"Biskota" mes tyre la të kënaqura palët, teksa pamjet skandaloze kanë bërë xhiron e medieve dhe Federata Belge e Futbollit ka nisur një hetim. Dy klubet mund të gjobiten me 9000 euro dhe hetimi do jetë i thellë.
Dy trajnerët dhe kapitenët janë gjobitur, me Westerlo që shkoi më tej dhe shkarkoi trajnerin Rik De Mil.