Skandalet në Hollywood, aktorja
Rebel Wilson: Më kanë ngacmuar

Skandalet në Hollywood, aktorja<br />Rebel Wilson: Më kanë ngacmuar<br>
Nuk kanë të sosur skandalet seksuale në Hollywood. Aktorja dhe komediani Rebel Wilson ka shkruar në Twitter për përvojat e saj me sjellje të pahijshme seksuale.

Ajo fillon duke shkruar se është "larguar në një 'flluskë' të llojit të krijimit të komedisë së re jashtë shtetit, por është kaq e vështirë për të dëgjuar të gjitha këto histori që kanë të bëjnë me ngacmimet seksuale dhe sulmet në Hollivud", përpara se të tregojnë se ajo gjithashtu ka një histori.

Aktorja australiane tregoi se një yll i ekranit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e një akti të turpshëm. “Unë refuzova”- shkruan ajo- ishte shumë e neveritshme.”

Aktorja flet edhe për një incident të dytë, të shënuar këtë herë në një dhomë hoteli gjatë një takimi atje me një regjisor në zë. Asgjë fizike nuk ndodhi sepse gruaja e personit në fjalë e mori në telefon e filloi ta akuzonte se ai flinte me aktoret.

“Unë përfitova nga momenti e u largova menjëherë prej andej”, shpjegon Rebel.

Redaksia Online
J,Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës