Përfaqësues të bashkimit të operatorëve që ka fituar tenderin prej 1.4 milionë euro për ndërtimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike dhe pajisjes së kësaj zyre në varësi të ministrisë së drejtësisë me 300 byzylykë elektronikë ishin sot në Ministrinë e Drejtësisë.
Prania e tyre në ambientet e ministrisë këtë të mërkurë ishte për të dorëzuar pranë ministrisë byzylykët të cilët prej 1 jave janë lajmi i ditës në mediat e vendit pas zbulimit të skandalit se këto byzylykë sipas ministrisë mungojnë.
Por këta persona me vetë kanë vetëm një çantë të ngjashme më atë të një kompjuteri portabël dhe asnjë kuti që mund të mbahet në të një apo disa byzylykë. Për të konfirmuar se këto byzylykë u dorëzuan pranë ministrisë së Drejtësisë në një komunikim me mediat u paraqit dhe kreu i shërbimit të provës Ilir Qafo, por i pyetur se sa byzylykë u dorëzuan ai nuk dha një përgjigje.
“Janë depozituar arkat e pajisjeve, por nuk jam pjesë e grupit të punës dhe nuk mund të shprehem, është një proces që është duke u zhvilluar” deklaroi ai.
Qafo u shpreh se me dorëzimin e këtyre pajisjeve pranë ministrisë puna në shërbimin e provës do të vështirësohet. “Cdo hallkë burokratike teorikisht zgjat kohën e reagimit, mendoj që dhe kjo mund të jetë një hallkë e tillë që do të kërkojë kohën e vetë fizike për ta realizuar”, tha drejtor i Shërbimit të Provës.
Qafo mohoi që të ishte ai personi që i ktheu byzylykët tek fituesit e tenderit Soft Solution, Fastech dhe Ratech.
Në një kohë kur institucioni i ministrisë së Drejtësisë deklaroi se mungonin byzylykët dhe shërbimi i provës prej ditësh nuk reagoi duke mos dhënë asnjë përgjigje për mediat, këtë të mërkurë ku më shumë se kurrë duhej transparenca se sa byzylykë u dorëzuan sa punojnë e sa janë dëmtuar sërish si Ministria dhe Shërbimi i provës nuk lejuan mediat të filmojnë brenda sallës.

(Përfaqësuesit e kompanisë sot te Ministria e Drejtësisë)
Bardhi: Ende s ‘kemi marrë pajisjet në dorëzim
Ndërkohë, ministri i drejtësisë, Gazment Bardhi, i pyetur nga Report TV nëse përfundoi procesi i marrjes në dorëzim të byzylykëve të mbikëqyerjes elektronike tha: “Sapo të përfundojë procesi do të keni procesverbalin. Për momentin nuk kemi marrë asgjë në dorëzim, sepse pajisjet do të verifikohen një më një dhe kjo nuk ka nisur të bëhet ende”.
Byzylykët, Qafa: Iu lanë firmës për të shmangur burokracitë
Ilir Qafa, drejtori i Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë në një prononcim për mediat pas skandalit të byzylykëve u shpreh se institucioni vendosi që t’ia linte firmës private për të shmangur shtimin e hallkave të tepërta burokratike për procesin.
“Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor.
Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim.
Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie”, deklaroi ai.
Ilir Qafa: Të dënuarit tentuan të heqin byzylykët
Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa deklaroi se aktualisht janë janë 90 persona nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pas lajmeve të fundit ka pasur tentativa për t’i hequr nga të dënuarit.
“Për shkak dhe të ngjarjeve më të fundit kemi pasur joshje ndoshta dhe nga ana juaj është trumbetuar në mënyrë jokorrekte, joshje të subjektit që gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve po menjëherë janë kontaktuar nga stafi jonë dhe janë këshilluar të rivendosin shërbimin për të mos kaluar në shkelje nga ana jonë”, tha Qafa.
Përsa i përket byzylykëve që janë dëmtuar, ai tha se po shikohet mundësia që fatura financiare t’u ngarkohet të dënuarve, në rastet e qëllimshme.
Kompania private riktheu në Ministrinë e Drejtësisë byzylykët e të dënuarve për mbikëqyrje elektronike pas skandalit.
Skandali i byzylykëve, prokuroria nisi hetimin
Në datë 1 gusht, ministri Bardhi iu drejtua kompanive që kanë fituar tenderin t’i kthejnë byzylykët, të cilët duket se kanë shëtitur mes disa zyrave.
Katër ditë pas zbulimit të skandalit, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar hetimin e rastit të zhdukjes së 300 byzylykëve.
Burimet pranë këtij dikasteri thanë për Shqiptarja.com se Prokuroria nga ana tjetër ka nisur hetim për mënyrën e tenderimit të datës 11 prill për dorëzimin e pajisjeve të mbikëqyrjes tek bashkimi i operatorëve privatë.
82 byzylykë rezultojnë të dëmtuar nga 300 prej tyre ndërsa aktualisht 90 persona janë me mbikëqyrje elektronike.
Njollat e errëta të supertenderit të byzylykëve elektronikë
Pas përplasjes midis Ministrisë së Drejtësisë dhe kompanisë, “Shqiptarja.com” zbuloi detajet e zhvillimit tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro që shteti shqiptar ka paguar për këtë shërbim, bashkimit të tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.
Një rëndësi të veçantë dhe me mjaft interes është edhe mënyra dhe afati kohor i prodhimit dhe dorëzimit të pasijeve të sistemit elektronik nga privati tek shteti.
Nga dokumentacioni zyrtar që ka siguruar “Shqiptarja.com" rezulton një fakt i habitshëm që për një muaj kompania fituese e këtij tenderi ka arritur të ngrejë të gjithë sistemin e këtij shërbim elektronik të sofistikuar.
Kështu, pasi ka fituar tenderin në mënyrë zyrtare më datë 20 shkurt 2017, konsorciumi i tre kompanive ka lidhur kontratën me Ministrinë e Drejtësisë një ditë më pas, më 21 shkurt, dhe fiks një muaj më pas, në 21 mars të 2017, është bërë dorëzimi i gjithë sistemit të këtij shërbim elektronik të sofistikuar duke përfshirë 300 byzylykë që janë prodhime të huaja.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO