TIRANË- Drejtuesi i një prej organeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë ushton në të njëjtën kohë aktivitetin privat të avokatit, duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e klientëve të ndryshëm në drejtësinë ku është vetë pjesë, në këmbim të parave. Kjo është çudia e radhës në drejtësinë shqiptare me protagonist Arben Rakipin, drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Në prill të vitit 2020, Arben Rakipi është caktuar drejtues i komanduar i Shkollës së Magjistraturës, ndërsa është në të njëjtën kohë avokat dhe Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar në institucionin nga i cili dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj shqiptarë. Në 28 korrik 2020, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, emëroi me unanimitet Arben Rakipin, Drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat katërvjeçar.
Ndërkaq, ligji nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në pjesën për Shkollën e Magjistraturës, ndalon që drejtori i Shkollës së Magjistraturës të ushtrojë çdo funksion tjetër, me përjashtim të të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore. Konkretisht, pika 3 e nenit 250 të ligjit nr. 115/2016 parashikon që “funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore”.
Ligjvënësit, jo rastësisht, e kanë kufizuar veprimtarinë e kreut të Shkollës së Magjistraturës, duke e ndaluar të ushtrojë çdo aktivitet fitimprurës, përfshirë edhe atë të avokatisë, për shkak të interesave të drejtpërdrejta që kanë me Shkollën e Magjistraturës gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë në dorë çështjet e klientëve të drejtorit të shkollës si avokat. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë të detyruar të ndjekin seminaret periodike në Shkollën në Shkollën e Magjistraturës si dhe janë të interesuar për të vlerësime pozitive nga institucioni që drejtohet nga Rakipi. Gjithashtu, sipas ligjit, Rakipi i propozon Këshillit Drejtues kandidatët për pedagogë të jashtëm dhe trajnuesit e programit të formimit vazhdues. Ky lloj aktiviteti i ndihmon gjyqtarët dhe prokurorët që të rriten në karrierë. Po ashtu, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë të interesuar që fëmijët e tyre të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë magjistratë.
Megjithatë, në konflikt të dukshëm interesi, gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Shkollës së Magjistraturës fillimisht si i komanduar dhe tashmë me mandat të plotë, Arben Rakipi rezulton ortak në mazhorancë me 55 % të aksioneve të zyrës ligjor "Rakipi & partners", me nipt: M01908027N, ku si objekt veprimtarie, ndër të tjera ka edhe ‘përfaqësimin e palëve gjatë proceseve civile, administrative etj.”. Zyra ligjore është themeluar në datë 25/06/2020, pasi Rakipi është komanduar në krye të ‘Magjistraturës’ dhe shumë shpejt ka nisur aktivitetin fitimprurës.
Në 22 korrik 2020, "Rakipi & partners", me avokat pikërisht Arben Rakipin, përfaqëson interesat e kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon Aeroportin e Rinasit, me administrator Constantin von Alvensleben, në çështje të ndryshme civile apo penale. Pak javë më parë, Alvensleben, i lakuar për një seri skandalesh si drejtor i TIA-s, u kallëzua penalisht nga administratori i një kompanie që ushtron aktivitet tregtar në ambientet e Tirana Airport, për shkatërrim prone dhe vetëgjyqësi. Rastin e mori në dorë prokurori Kasem Berberi, i cili vendosi "mosfillim të hetimit", duke e konsideruar veprën penale të vetëgjyqësisë si një çështje civile dhe nxjerrë kështu të ‘larë’ klientin e Arben Rakipit.
Administratori gjerman i TIA, Von Alvensleben, është palë edhe në çështje civile në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në këtë procesin gjyqësor, “zgjidhet” si kryesues gjyqtari Asim Vokshi, i cili është trajnues në Shkollën e Magjistraturës, e drejtuar tashmë nga drejtori-avokat, Arben Rakipi. Gjyqtari Vokshi i jep të drejtë klientit të Rakipit, shtetasit gjerman Von Alvensleben, duke i hequr masën e sigurimit të padisë, e cila ishte vendosur më parë ndaj tij. Por, “çudia” nuk mbaron këtu. Gjyqtari Vokshi e rikthen çështjen në shkallë të parë, duke përcaktuar në vendim që rastin duhet ta marrë gjyqtarja e shkallës së parë të Krujës, Engjëllushe Tahiri, e cila po shqyrton çështjen e themelit rezulton se edhe ajo është trajnuese në Shkollën e Magjistraturës.
Gjithashtu, Prokuroria ka rregjistruar një tjetër kallëzim penal nr. 5212 datë 08.05.2020, për Alvensleben, material i cili eshte trajtuar dhe mosfilluar nga prokurori Armand Gurakuqi, i cili për çudi rezulton të jetë caktuar si trajnues në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2019-2020.
(Kliko këtu) ekstrakti historik i studios ligjore të Arben Rakipit
-
SHKOLLA E MAGJISTRATURES APO "HAREMI" Epsteinve si Arben Rakipi me koleg, që e fsheh moshen e ti me qellim që të u shtiret studenteve si më i ri, i cili bashkë me kolegët e vet Pedagog e Profesor dhe politikan, por dhe të afërmit e vet që i ka marrë në punë në atë shkollë si bodigardë e agjentë të ti, e ka kthyer atë shkollë në harem rekrutimesh të magjistratëve sekserë-shërbëtorë të ti të ardhshem. Ai mban nën shantazhe presioni magjistratët në detyrë por dhe rekruton konkubina e konkubinë të reja e të rinjë studentë që i bën gati që ti ketë në sistem vetëm për ti sherbyer ati dhe kolegve të ti pervers në atë shkollë por dhe në qeveri. Ato që sot heshtin sepse nuk kanë kurajo që të tregojnë se çfarë ka ndodhur me to brënda asaj shkolle nën trysninë e Arben Rakipit e kolegëve të ti sharlatanë, por që nesër kur faktet të bëhen publike, nëse ato viktima nuk do të flasin akoma, atëherë karierat e tyre kanë përfunduar si viktima që mbrojnë tutorët e vet. Edhe pse disa kanë treguar me guxim dhe u kanë dalë përballë perversëve që të ua përplasin në sy sa të ndyrë ata kanë qënë e janë! Rakipicka ankohet sikur e kanë shantazhuar kolegët, ndërsa ai shantazhon gjithë gjyqtarët e vëndit. Ai është modeli i krimit mafioz i korruptuar ne sherbim te mafies ne pushtet si sherbetor i rames xhafes dhe engjell agacit etj. sharlatanë si ai, qe së bashku kercnojne e shantazhojne gjyqtar duke i detyruar qe te marrin vendime ne mbrojtje te mafies e te korrupsionit në pushtet. Ankohet se po e shantazhojne, në një kohë që aj shantazhon shume gjyqtar ish student e studente te magjistratures, nga atje ku ai ka kapur shkollen e magjistratures me ndihmen e mafies pushtetare ai ka kapur postin e drejtorit te shkolles se magjistratures dhe aty ka marrë në punë gjithe familjen e vet, si gruan, kunaten, nipin, kushurinje, e djalin e vet qe i ka blere dhe ciflliqe ne Hollande dhe ben udhtime cdo jave me fondet e shkolles se Magjistratures per interesa private te familjes Rakipi. Ankohet se po e shantazhojne komunist Rakipi, nderkohe që ai i urdheron gjyqtaret e gjykatave ne Tirane e rethe, qe te marin vendime gjyqsore sic ja do qefi Rakipit per te favorizuar te korruptuarit ne qeveri duke vjedhur miliarda Lek shtetit. E nese ata gjyqtar nuk pranojne ti e *** Çfarë fshehin tunelet dhe vilat e 'Epsteinëve' të Tiranës, Surrelit apo skutave të universiteteve e shkollave ku fshehen Epsteinët me Haremet e skllavet e tyre të sexit... Epsteinët si: Arben Rakipi në bashkpunim me Edi Ramën, Fatmir Xhafën, Artan Hajdarët, Engjell Agaçët, Idajet Beqirët, Baton Haxhiqët, Carlo Boniot, Bledi Fevziqët, Taulant Ballët, e të tjerë pedofil pervers zyrtar apo pedagog e profesor të universiteteve si dhe të shkollës së magjistraturës, apo pseudo "biznesmen" mashtrimesh....?! Biznesmen mafioz si Bacollët pronar i aeroportit të Vlores si dhe Gjingjoni që kanë blerë me vjedhe në pasuritë e Shqipërisë aeroportin e Rinasit dhe e ka regjistruar si pronë mbi emrin gruas së ti? Çfarë fshehin ata pervers Epstein përveç tregtive të diplomave fallso e mijra hajnive të tyre me tendra e maska "investitoresh strategjik", ata që u bënë gjyqtar me 6 mujorsh plepash, e së fundmi dhe deputet nga Sali Berisha, që tashmë Sala po u ofron dhe partinë demokratike për të ua shitur atyre, që në vitet 1990-99 janë marrë me biznese të zeza droge e prostitucioni nëpër ballkan e deri në rusi duke shitur robinat e veta. Çfarë fshehin ata Epstein nëpër tunelet e tyre, ata që ua kanë futur kthetrat mijra pronave të shtetit me të cilat janë bërë miliardier sot, ata që blejnë vota e kapin dhe poste deputetësh, siç ua kanë denoncuar mediat shpesh herë pasuritë e tyre, si njëri ndër gazetarët e guximshem Blendi Mane. Dhe po i njëjti blerës robinash e pazarxhi Epsteinësh, është dhe organizatori i vrasjes së B. Ademit në Kosovë hajduti i Aeroportit të Vlorës Behgjet Pacolli i cili dhe ai është një Epstein i Tiranës. Dhe ai pseudobiznesmen blen studente për sex tek Epsteinët e Tiranës, e të tjerë perversë e tutorë që kanë skllavëruar dhe skllavërojnë studente, duke vënë në sherbim të mafies së tyre gjithë sistemin e drejtësisë por dhe çdo institucion ku ato vajza e gra janë punësuar apo punësohen nesër si robina të asaj mafie që vepron në Tiranë e në të gjitha qytetet e Shqipërisë që në vitin 2013. Ata Epsteinë gjarprinjë të Shqipërisë krijuan haremet e tyre kur komunistët vodhen pushtetin me blerje votash dhe u betuan që do ti skllavërijnë shqiptarët duke ua përdhunuar bijat në çdo shkolla e universitete... bija të cilat janë të detyruara tu shërbejnë vetëm atyre perversëve Epstein që i mbajnë peng të tyre në çdo funksion e zyrë shteti. Pyetje që kërkojë përgjigje: 1- A do të guxojnë ato gra dhe vajza shqiptare që ti denoncojnë publikisht ata pervers, e që ato robina të çlirojnë veten e tyre nga ajo skllavëri e helmim vdekjeprurës, apo do të heshtin e të durojnë robërinë, në një kohë që skandali ka shpërthyer dhe shumë vidio që ata perversë u kanë bërë robinave në skuta tunelesh e hotelesh për ti shantazhuar kanë filluar të flasin.? 2- Përse në Komisionin e Vetingut ishin vetëm 3-4 gra magjistrate që moren vendime siç i kishin urdhëruar Epsteinët e tyre Arben Rakipi me Edi Ramën, Engjell Agaçin bashkë me sekseret e tyre si Idajet Beqiri etj...? Sigurisht që ata pervers Epstein, donin ribinat e tyre gra në atë komision me qellim që ta kishin plotësisht Vetingun vendimmarrës nën kthetra, siç dhe e patën e kanë dhe duan ta kenë e që ndaj dhe shkarkuan duke vrarë ata gjyqtar e orokuror që nuk i skllavëruan dot! Sigurisht që Vetingu ishte levizja e mafies së Epsteinëve të Tiranës me robinat e veta. 3- Po në gjykatat e larta përse shumica e gjyqtarve janë gra, apo që në ato gjykata me anë të asaj shumice të kenë të gjitha pushtetet në kthetra vetëm Epsteinët Rakipët e Agaçët, Hajdarët, Xhafët e Ramët etj perversë mafiozë...? 4- Përse hesht Sali Berisha me opozitën përballë Epsteinve të Tiranës, perversëve që kanë skllavëruar drejtësinë me anë të konkubinave të Epsteinve dhe nëpërmjet drejtësisë ata kanë kapur shtetin në çdo institucion ? Ndërsa Saliu nën rrogoz bashkpunon me ata Epsteinë si Rakipi duke e vëndos si avokate të PD-së sekseren e Rakipit, Eda Grimcin, njëheri ajo jaraneshkë lesh kaleshkë dhe e mikut të Rakipit, Bezat Kaçkinit, që Rakipi e ngriti në gjykatën e Apelit pasi i sherbeu Rakipit sa ja mbushi kontot me miliarda kur qe kryetar gjykate tek Administrativia e Tiranës, ku priste me shpatë mjatas e djathtas duke mbushur kontot e Rakipit me miliona euro. Ndërsa Sali Berisha në vënd që të denoncimeve që duhej të bënte në Spak, kundër Epsteinve si Arben Rakipi, ai bëri deputet të PD-së në Lezhë njërin ndër më të akuzuarit në Shqipëri për krime ekonomike, Gjin Gjoni, i cili është bërë pronar i aeroportit kombëtar Rinas me dokumenta fallao me çmime abuzive me miliarda euro të vjedhura në shtet, dhe ai lloj krimi e ekonomik bipolar ka rënë mbi kurrizin e Shqipërisë si dhe shumë krime të tjera, si prona të fshehura të një ish gjyqtari plepash i vetshkarkuar për të fshehur krimet e ti, e që tashmë janë krime dhe të atyre që i japin pushtet deputeti, që sigurisht ai ka paguar miliona pronarit të PD-së. Ashtu që populli nuk han barë por i sheh bashkpunimet me korrupsionistë të opozitës së Shqipërisë, të korruptuar sa qeveritarët në pushtet. Kujtuam se ti Sali Berisha nuk je viktimë tek Epsteinet e tuneleve dhe vrimave të gjirizave të Tiranës? Populli sheh, ndaj stë del në sheshe o Sali, sepse njerzit duan zhdukjen e Epsteinëve nga zyrat e shtetit dhe nga Tirana. Populli do ti dënojë nga zyrat ata së shpejti, por nëse opozita vazhdon bashkpunimin me ta, do të shkojë edhe opozita me ta. Shumë pyetje do të marrin përgjigje së shpejti kur Epsteinve të Tiranës dhe mafiozve pervers do tua grisin maskat gratë dhe vajzat e skllavëruara prej tyre, të cilat do ti denoncojnë ato skandale çdo ditë e më shumë, duke mos ja lejuar vetes që të mbeten skllave seksi të Gjirizave e tuneleve të Epsteinve të Shqipërisë ! --- Rovena Raguza
Përgjigju -
Shkelqyeshem. Drejtesia e Re?! Mos u tallni po nuk mjafton vetem reforma por duhet ndryshuar edhe kutura indivuduale dhe mentaliteti. Kjo eshte per te qeshur e per te vene duart ne koke. Po ky Rakipo a e ka kalu vetingun se ka qene hetues i Enver Hoxhes?
Përgjigju -
Drejtori i shkolles se magjistratures ,konkretish zoti Rakipi duhet te jete sgembull i zbatimit te ligjit dhe jo te jete ne konflikt interesi ne proceset gjygjesore.Dy rruge ka ; O drejtor ose avokat
Përgjigju -
O shkolla o k*rva rakipit po si mi injorante nuk e paska te ndaluar?!! Ai eshte per ne burg me kete skeme korrupsioni qe ka bere. Ligji e ndalon ne menyre taksative. Nuk mundet te beje drejtorin diten dhe naten avokatin!! Po klientet kur do i takoj ai??
Përgjigju -
Drejtori i komanduar nuk e ka te ndaluar me ligjin e shkolles qe te mos punoje avokat, sa per emrat e gjyqtareve dhe prokuroreve ata nuk jane te caktuar ne programin e trajnimit fillastar dhe trajnimin vazhdues nga Rakipi
Përgjigju -
Ky rast nuk eshte i vetmi .E njoh kete qe kur ka qene ne shkollen e magjistratures dhe eshte i pabesueshme.Mjaft fitues te shkolles se magjistratures nuk kaneqene me merite ne vitet 2000 kur ka qene ky edhe idsa te tjerere. Edhe te motrene morri sekretare ne Shkollen e Magjistratures. Vitet 2000 -2008 ndoshta edhe me vone eshte bere kerdine ne shkollen e magjistratures .Pagesa ne ate kohe ka qene 70.000 euro me vone nuk e di.Plus qe edhe si prokuror i pergjitshem ka qene fare i squllet nuk u shqua per asnje gje te hajrit.
Përgjigju -
Pse nuk e arreston spak per korrupsion kete avokat sekser? Beni si them une mos beni si bej une
Përgjigju










Komente
Komento