Ka blerë një pronë në Durrës, por pas ankimit të familjarëve të shitësit me vendim gjykatë ka përfunduar e martuar me ish pronarin të cilin duhet t’i kthejë pronën por dhe ti japë dhe një herë paratë. Një 63 vjeçare nga Durrësi ka denoncuar një vendim gjykate, të zbardhur me 30 dhjetor, pasi sipas saj është absurd. Gjyqi ka nisur për çështjen e pronësisë, por gjyqtarja e çështjes e ka ”martuar” me një tjetër burrë çka e ka bërë situatën më të nderë. Historia ka lindur 12 vite më parë kur Luljeta Hoxha banore e qytetit të Durrësit ka blerë një furrë buke kundrejt çmimit 3.25 milionë lekë. Sipas saj, ajo është e martuar me Luan Hoxhën dhe është nënë e dy fëmijëve njëkohësisht gjyshe prej disa vitesh. Ndërsa thotë se gjyqtarja e çështjes Florika Hysi në vendimin e saj i ka vënë në krah një tjetër burrë nga Shkodra me të cilin ajo ka edhe konfliktin për pronën.
Historia
Sipas Luljeta Hoxhës, 12 vite më parë ajo ka blerë një pronë me vlerë 3,25 milion lekë. Bëhet fjalë për një furrë buke që ndodhet në lagjen nr 5 të qytetit, pranë pallatit të sportit ”Ramazan Njala”. Hoxha thotë se këtë pronë e ka blerë nga Gëzim Xhyreta nga Shkodra, pronar i furrit në fjalë. Po sipas Hoxhës, të gjitha veprimet e blerjes së kësaj prone janë bërë sipas ligjit duke nisur që nga akti i shitblerjes së noterizuar deri te Regjistrimi në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme. Por disa kohë më parë, të afërmit e shkodranit Xhyreta, që konsiderohen bashkëpronarë të kësaj prone, e kanë çuar për gjykim aktin e shitblerjes së saj, pasi nuk janë pyetur lidhur me këtë veprim të kryer nga i afërmi i tyre, gjë që sipas tyre përbën shkelje ligjore. Gjykata e Durrësit me një vendim që mban datën 7 dhjetor 2015 dhe që është zbardhur në kapërcyellin e viteve, e ka shpronësuar Luljetën nga prona dhe ja ka kthyer atë Xhyretës dhe njerëzve të tij furrin e bukës. Përveç kthimit të pronës, gjykata e ka detyruar Luljetën që ti kthejë shkodranit shumën prej 3,25 milion lekësh, aq sa është edhe vlera e blerjes së pronës.

( Luljeta Hoxha )
Reagimi
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Durrës ka krijuar situatë të nderë në familjen e Luljetës. Sipas saj, përveç dëmit ekonomik që i sjell ky vendim, ai përmban edhe një të pavërtetë të madhe. Në vendim shkruhet se Luljeta është bashkëshorte e Gëzim Xhyretës të cilit duhet ti kthejë pronën dhe shumën e parave. Djali i saj, Denisi, thotë se ka disa net që nuk e zë gjumi për shkak të këtij vendimi. Nga ana e saj Luljeta sqaron se është e martuar që në vitin 1988 më Luan Hoxhën nga Durrësi dhe për më tepër është bërë edhe gjyshe. Të jetë kjo një lajthitje në hartimin e vendimit nga ana e gjyqtares së Durrësit që Hoxhën e ka ”martuar” me shitësin e pronës?

( Gjyqtarja Flora Hasimi)
/Shqiptarja.com