Skandali i Barcelonës më i rëndë se i Juventusit, shefi i La Liga-s: Laporta të dorëhiqet nga posti i presidentit nëse nuk jep shpjegime

Skandali i Barcelonës më i rëndë se i Juventusit, shefi i La Liga-s: Laporta të dorëhiqet nga posti i presidentit nëse nuk jep shpjegime

Javier Tebas, Joan Laporta

Shefi i La Ligës, Javier Tebas, ka insistuar që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duhet të japë dorëheqjen nëse nuk mund të shpjegojë skandalin financiar të klubit.

Barcelona është akuzuar se i ka paguar më shumë se 1.5 milionë euro një kompanie në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave në Spanjë nga 2016-18. Tebas ka kritikuar sjelljen e tyre, megjithëse La Liga nuk mund të hetojë ligjërisht klubin për shkak të rregullave të futbollit spanjoll.

Megjithatë, gjatë një evenimentit të hënën, Tebas – i njohur si një kritik i zëshëm i Barcelonës – ka thënë se Laporta duhet të japë dorëheqje nëse nuk është në gjendje t’i shpjegojë 33 pagesat e klubit të bëra për Jose Maria Enriquez Negreira.

“Nëse (Laporta) nuk shpjegon pse është paguar, unë mendoj se ai do të duhet të japë dorëheqjen”, citon Sport fjalët e shefit të La Ligas.

Ai ka thënë gjithashtu se skandali i Barcelonës është më i rëndë se keqbërjet financiare të Juventusit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë