Skandali i basteve, Partizani
kërkon trofeun e Skënderbeut

Skandali i basteve, Partizani<br />kërkon trofeun e Skënderbeut
Pas publikimit të skandalit të UEFA-s për Skënderbeun ka reaguar ekipi i Partizanit, që kërkon trofeun e edicionit të kaluar, pasi doli në vendin e dytë.
 
Partizani në njoftimin për shtyp thekson se UEFA i njohu si kampionë, pasi morën pjesë në Champions League, por FSHF nuk e bëri një gjë të tillë.
 
Megjithatë, klubi i kuq thotë se nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi dhe distancim nga trukimet.
 
Reagimi i plotë
Pasi lexuam me vëmendje të gjithë vendimin e argumentuar të Komisionit të Apelit në UEFA dhe duke ditur që CAS e ka lënë në fuqi, klubi i Partizanit shpreh keqardhjen që trukimi i ndeshjeve ka marrë përmasa të tilla në futbollin shqiptar.

Njëkohësisht, ndihemi të indinjuar që kemi qenë viktimë e manipulimit të rezultateve, duke na hequr mundësinë që të realizojmë objektivat tonë, për shkak të ndërhyrjeve të pandershme në futboll.

Por, bëhet akoma më e rëndë kur mendojmë që puna e madhe e futbollistëve, stafit dhe sakrificat e tifozëve në sezonin e kaluar 2015-16 nuk vlerësohen në mënyrë korrekte nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim.

Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti.

Klubi i Partizanit nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi. Klubi i Partizanit i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që t’i kthejë atë pak nder të mbetur sezonit të kaluar, thjesht për të vlerësuar si duhet kontributin e ndershëm të atyre djemve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Jemi të bindur, që me zbardhjen e këtij vendimit, secili do marrë atë që meriton. Urojmë që pandëshkushmëria e “krimit” të mos bëhet precedent. Më mirë drejtësi të vonuar,se sa drejtësi të munguar...



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron