Rishfaqet Elivar Golemi.

Ish-inspektoria e Bankës së Shqipërisë  ka qenë ditën e sotme e ftuar në tryezën e Inspektoratit Qendror si përfaqësuese e biznesit për të dhënë mendime mbi reformimin e inspektorateve.
 
Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi në datë 3 Prill u dënua nga gjykata me dy vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH në vitin 2014. 

Mësohet se ftesat nga ana e Inspektoratit janë bërë në adresë të bizneseve dhe përcaktimi i përfaqësuesve është bërë nga bizneset, një ndër të cilat ishte edhe Elivar Golemi. 

[gallery]23415[/gallery] 

Dënimi i Elivar Golemit
Dënimi ndaj Golemit në datë 3 Prill u dha pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar atë me 3 vite burg. Si masë plotësuese gjykata vendosi që dënimi i Golemit të konvertohet në 24 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës.
 
Por Elivar Golemi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Apelit me datën 12 prill nga përfaqësuesi ligjor i Golemit. 

dy.b/shqiptarja.com