VIDEO/ 'Nuk kam ardhur këtu të më rrahësh', emisioni në Kosovë promovoi skena dhune, ndalohet transmetimi i programit

Pas skenave të dhunës, pamjeve shqetësuese dhe aspak etike në programin televiziv në Kosovë i quajtur  " It’s my home" është vendosur ndërprerja e transmetimit të tij.

Ka qenë vendimi i Komisionit të Pavaruar të Mediave, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë pronari i televizionit ku transmetohej programi “First Channel”, Valon Maloku.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv.  It's my home” vazhdon të transmetohet në kanalin tonë në youtube 24 orë me 7, deri në një vendim tjetër”, njoftoi ai.

Gjatë ditës së djeshme, një vajzë në program ka ofenduar dhe sharë nga familja një banor dhe ky i fundit e ka goditur vajzën me shapkë. E reja shihet duke qarë por askush nuk afrohet që ta ndihmojë.

Teksa u sulmua, banorja dëgjohet duke thënë: “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Ndërkohë që një banore dëgjohet teksa i thotë dhunuesit “bravo, mirë ia bëre”. Pas kësaj skene të shfaqur në një televizion publik kosovar, pati reagime të ashpra ku ndërhyri edhe policia ndërsa në lidhje me ngjarjen nisi një hetim  për “sulm dhe kansoje”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 16/09/2022 19:43

    Kshtu ndodhe kur ne vend te artisteve ftojne kriminel e kurva, secili me 4ugaq se tjetri, sinqerisht me vjen turp munimumi te shikoj tv-t e kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur