ITALI - Mes 900 studentëve të huaj, që sipas Kryeministrit Rama janë të përfshirë në aferat e diplomave në universitetet private në Shqipëri, është i përfshirë dhe i biri i ish-kreut të Lega Nord, Umberto Bossi. “Trota” është përmendur dhe nga mediat italiane si pjesë e atyre studentëve të huaj që kanë përftuar nga informaliteti i universiteteve private ne vendin tone.

Pas kontrollit që i’u bë kriterit ligjor të te gjitha universiteteve shqiptare nga ana e Ministrisë së Arsimit, u shpall nga ky institucion dhe heqja e licensës për 18 universitete prívate e publike. Mes këtyre të fundit përfshihet dhe universiteti “Kristal” ku u zbulua rreth dy vite më parë se ishte diplomuar dhe i biri i Bossit, në një kohë rekord, pa ditur asnjë fjalë shqip, dhe pa shkelur asnjë herë të vetme në territorin shqiptar.

Mediat italiane pasi kanë cituar Kryeministrin Rama mbi “skemën e mashtrimeve” të universitete private me studentët e huaj, mes këtyre 900 studentëve lakojnë dhe emrin e Renzo Bossit, me pseudonimin “Trota”. Duke rikthyer dhe një herë në vëmëndien e opinionit publik italian çështjen “Trota”, përtej Adriatikut nga ana e mediave italiane, kjo reformë thelbësore në arsimin e lartë nga ana e qeverisë shqiptare është vlerësuar me pozitivitet.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)