Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit si dhe historiku i krijimit të këtij universiteti flasin qartë se dy deputetët nuk kanë kryer ciklin normal të studimeve. Kjo për faktin se Universiteti 'Kristal' i ka hapur dyert për herë të parë në Dhjetor të vitit 2005. Studentët e parë pra janë regjistruar në Dhjetor 2005 dhe në Qershor 2006 është zhvilluar sezoni i parë i provimeve në këtë universitet, në degët Farmaci, Stomatologji dhe Juridik.
Gazeta Shqiptarja.com publikoi sot një listë prej 43 emrash të deputetëve, përfshi këtu dhe kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli të cilët vitet e fundit kanë mbrojtur doktoraturën apo diplomave të mëparshme I kanë shtuar dhe diplomën për juristë.
Rritja e tyre profesionale, në shumicën e rasteve, ka ndodhur vitet e fundit, në kohën që ata kanë qenë të zënë me angazhime shumë të mëdha politike, duke ushtruar mandatin e tyre të deputetit.
Jozefina Çoba Topalli (49 vjeçe)-Mbaroi studimet e larta në Matematikë dhe Drejtësi në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master "Administrim publik" dhe master në "Studime europiane" në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2010 merr gradën shkencore "Doktor".
Arben Ahmetaj (43 vjeç) M.A. Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson. Universiteti Kentucky, SHBA, Diplomuar dhjetor 1996.
B.S. Universiteti i Tiranës, Shqipëri.
Enkeled Alibeaj (39 vjeç)1993-1997: Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë 2000: Merr titullin "Magjistër", në Shkollën e Magjistraturës.
Ledina Alolli (37 vjeç)1993-1997: Universiteti "Fan S. Noli", Fakulteti i Ekonomisë, Dega Marketing. 2003-2005:Universiteti "Neofilt Rilski" Bllagoevgrad, Bullgari. Master Adminsitrim-Biznesi, MBA 2005-2009: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Grada "Doktor i Shkencave Ekonomike".
Ndriçim Babasi (45 vjeç)-2002 Akademia e Rendit Publik, Doktor i Shkencave Policore.
Taulant Balla (35 vjeç)-Studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin "Al.I.Cuza", Iasi - Rumani. Eksperienca studimore në disa qendra universitare në Konstanz, Londër dhe Paris.
Doktoraturë në Shkencat Politike.
Besnik Baraj (56 vjeç)-Shtator 76- qershor 1981: Kryer studimet në FSHN, dega Kimi Industriale. 1988: Doktor i Shkencave
1994: Prof. i Asociuar 2001: Profesor
Astrit Beci (46 vjeç)-1984-1989: Fakulteti Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës. 1999-2001: Master në shëndet publik, shkolla kombëtare e "shëndetit publik".
Ilir Bejtja (46 vjeç)-1984-1988: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Biznes. 2010-2012: Universiteti "Aleksandër Moisiu" i Durrësit, Shkolla e Doktoraturës Doktor i Shkencave Ekonomike në Profilin Marketing.
Marko Bello (51 vjeç)- 1981-1985: Diplomohet në degën Gjuhë Frënge, në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës.
1985-1987: Kurs pasuniversitar për Diplomaci, Universiteti Shtetëror Tiranë. 1997-2000: Doktor i Shkencave Juridike dhe Mardhënieve Ndërkombëtare ne Fakultetin e Drejtësisë " Nicolae Titulescu", pranë Universitetit Shtetëror të Krajovës, Rumani.
Sali Berisha (67 vjeç)-Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.
Luçiano Boçi (45 vjeç)-1985-1989: Universiteti "A. Xhuvani", Elbasan, dega Gjuhë-Letërsi. 09.07.2004: "Doktor i Shkencave"
Ridvan Bode (53 vjeç)-1979-1983: UB Tiranë, diplomuar Financier i Lartë. 1992-1995:Përfundon ciklin e thelluar të studimeve pasuniversitare në Montpellier, Francë dhe fiton titullin "Master of Science", në opsionin "Kërkim shkencor" me vlerësimin "Cum Maxima Laude".
Majlinda Bregu (38 vjeç)-2001-2004: 1992-1996: Diplomë në Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Doktoraturë, Universiteti i Urbinos, Itali në "Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ".
Astrit Bushati (50 vjeç)-1996: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik. 2002: Kolegji i Mbrojtjes në Akademinë e Mbrojtjes.
2003: Master në "Administrim Publik", Fakulteti Ekonomi.
Aurel Bylykbashi (46 vjeç)-1990-1995: Universiteti Politeknik i Tiranës, dega Inxhinieri Mekanike. 1995: Specializim për Diplomën e Inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Barit, Itali. 2004: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik.
Ramiz Çobaj (51 vjeç)-1981-1985: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti Ekonomik. 1994-2000: Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Fakulteti i Drejtësisë. 1993-1997: Akademia e Lartë e Rendit, Tiranë.
Ded Dedaj (43 vjeç)-1990-1992: Akademia e Rendit, Instituti i Policisë, Tiranë. 1992-1995: Instituti i Kulturës Fizike, Tiranë.
2003-2007: Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës.
Leonard Demi (58 vjeç)-1986: Universiteti i Elbasanit, dega "Gjuhë-Letërsi". 1992: Gradën "Doktor i Shkencave".
Tom Doshi (46 vjeç)-2005: Universiteti Shtetëror i Tetovës, dega Juridik.
Besnik Dushaj (43 vjeç)-1997: Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër. 2007: Studime pasuniversitare "Master në Drejtësi", Universiteti i Prishtinës
Jemin Gjana (52 vjeç)-1971-1975: Fakulteti Ekonomi Agrare.
1988-1990: Master në Ekonomi Agrare.
Eglantina Gjermeni-1986-1990: Diplomë në Histori, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. 2002-2005: Doktoraturë në Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Tema e doktoraturës- "Migrimi femëror në Shqipëri".
Adriana Gjonaj (58 vjeçe)-Studime universitare në inxhinieri mekanike. Mbajtëse e titullit akademik "Profesor" në informatikë.
Gradë shkencore "Doktor" në automatizëm në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Ilir Gjoni (50 vjeç)-1981-1985: Universiteti Shtetëror i Tiranës, diplomuar për Gjuhë-Letërsi Angleze, Tiranë
2002- 2004: Shkolla Pasuniversitare e Marinës së SHBA, Monterey, CA Master në Çështje të Sigurisë Kombëtare
Eduart Halimi (40 vjeç)-1991-1995: Fakultetit i Drejtësisë Tiranë. Akademia e Policisë Tiranë, korrespondencë.
1997-2000 Shkolla e Magjistraturës, Tiranë.
Ismail Hoxha (53 vjeç)-1984: Inxhinier, diplomuar në Universitetin e Tiranës. 1996: Doktor i Shkencave, Universiteti "La Sapenza" Rome, Itali. 2007: Profesor, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Paulina Hoxha (58 vjeçe)-1987: Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi
1997: Fiton gradën "Doktor". 2005: Fiton titullin "Profesor i Asociuar"
Vasilika Hysi (49 vjeçe)-1981-1985: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, diplomuar në degën Drejtësi.1993- Eshtë dhënë grada shkencore "Doktor".
1999- Eshtë dhënë titulli akademik "Profesor i asociuar", në fushën e drejtësisë.
Kastriot Islami (60 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega "Fizikë Speciale". 1999: Merr titullin "Profesor". Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.
Gjovalin Kadeli (48 vjeç)-Fakulteti Juridik "Luigj Gurakuqi", Shkodër. Fakulteti i Shkencave Shoqërore: dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ervin Koçi (37 vjeç)- 1993 - 1997: Fakulteti Ekonomik Tiranë, dega Administrim - Biznesi. 1998 - 2005: Fakultetin Juridik Tiranë (korrespodencë).
2002 - 2004: Master për Administrim Publik (MPA), pranë Fakultetit Ekonomik, Tiranë.
Mimi Kodheli (48 vjeç)-1982-1986: Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë, Universiteti i Tiranës. 2006-2010: Doktoraturë (PhD) në Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare, Universiteti i Veronës, Itali.
Lefter Koka -Arsimi i Lartë, Fakulteti Ndërkombëtar i Shkencave Juridike, Strugë.
Ylli Lama-Arsim i lartë, Juridik
Agim Leka (51 vjeç)-1971-1976: Studime në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, Dega Filozofi, Universiteti i Tiranës.
Diplomuar me Titullin: "Punonjës i shkencave politike dhe juridike". Regjistruar në Ciklin XXV "Dottorato Di Ricerca in Filosofia", Universita Degli Studi Di Verona, Italy. Dekreto Rettorale nr 445/1/2009.
Piro Lutaj -1982- Akademia "Skënderbej", Tiranë. 2004- Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Drejtësisë.
Pandeli Majko (45 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike; Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Arben Malaj (51 vjeç)-Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Profesor i Asociuar i Shkencave Ekonomike.
Senior Fellow, Harvard University, Center for Business and Government.
Lefter Maliqi (40 vjeç)-1987-1991: Shkolla e mesme ushtarake "Skënderbej" 1991-1993: Akademia e Forcave Tokësore "Skënderbej"
1993-1996: Akademia e Policisë Tiranë. Fakulteti Juridik.
Mark Marku (46 vjeç)-1990-1994: Diplomimi, në degën e Gjuhë-Letërsi, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Universiteti i Tiranës. 2010: Doktor i Shkencave të Informimit dhe Komunikimit. Universiteti Pantheon-Assas, Paris 2, Sorbone, Francë.
Ilir Meta (43 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Master për Integrimin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
Osman Metalla (48 vjeç)-1978-1982: Akademia e Detarisë, Vlorë.
1983-1986: Akademia e Marinës, Vlorë, Komandues detar.
2006-2008: Master, Administrim Publik, Fakulteti i Ekonomise, UT.
(sg/shqiptarja.com)