Facebook ka fajësuar vjedhjen e 50 milionë profileve të votuesve amerikan nga kompania Kambrixh analitik, e cila i shërbeu presidentit Donald Trump gjatë fushatës persidenciale të 2016 për humbjen e rreth 8 përqind të aksioneve në burse, ndërkohë që lajmi se shefi i sigurisë së të dhënave të Facebook ishte gati të jepte dorëheqjen e ka përkeqësuar akoma më shumë situatën në burës së Facebook.

Sipas një shkrimi investigative të New Jork Times dhe The Guardian, profilet e 51 milionë votuesve amerikan në rrejtin social Facebook u përdorën nga komapnia Kambrixh analitik për të ndikuar votuesin. Ndërkohë dyshime janë hedhur se një gjë e tillë është bërë edhe në referendumin britanik për Brexit.

Për shkak të kësaj çështjeje, Komisionerja për Drejtësi e Bashkimir Europian, Vera Jurova, ka udhëtuar drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të takohet me udhëhqesit e kompanisë së rrjetit social Facebook, por edhe me zyrtarë amerikan për të arritur një marrëveshje të përbashkët me këta të fundit mbi forcimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve në rrjetet sociale.

Jurova e ka cilësuar si të papranueshme përdorimin politik të të dhënave të përdoruesve në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër janë hedhur akuza për drejtuesin e Kambrixh Analitiks, Aleksandr Kogan, se ai është nën shërbimin e rusisë. Akuza këto të cilat janë mohuar nga akademiku, i cili është shprehur i gatshëm të dëshmonte para Kongresit Amerikan dhe FBI-së. Kogan ka shtuar se mbledhja e të dhënave ishte bërë për qëllime akademike.