Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

Foto ilustruese

Si pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur 'zgjidhjen' për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.

Skandali u publikua nga emisioni investigativ "Fiks Fare", pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.

Biseda:

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?

Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?

Fiksi: Po

Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?

Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.

Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..

Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.

Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.

Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.

Farmacistja: Emër dhe mbiemër.

Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.

Farmacistja: F…

Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?

Farmacistja: Po

Fiksi: Sa bënte kjo?

Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.

Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.

Farmacistja: Kalofsh mirë!/ TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 11/05/2021 03:37

    Mir mo kjo e kabo ne farmaci!po ne Shkoder i kane bo edhe agjencit turistike!

    Përgjigju
  • Rob: 10/05/2021 22:27

    Me falni si ka mundesi qe te gjithe jane budallalepsue perfshi ketu dhe gazetaret??????? Pse nuk mundet te udhetoje dikush jashte Shqiperise pa bere testin , me pagese??? Persa i perket udhetimit varet se ku do te udhetosh dhe cfare kerkesash ka shteti prites. Normalisht kur arrihet ne shtetin qe kerkon teste , testet kryhen ne vend dhe nga organet shteterore te vendit prites. Testi shqiptar nuk vlen as per ne nevojtore POR ajo qe eshte me tragjikja eshte veper MAFIOZE e mireorganizuar per te grabitur ne kufijte e shantazhit te mos pranimit per check in , kur duhet te udhetojne. Kush e vendos qe duhet testi i Covid per udhetimet jashte Shqiperise ???? ASKUSH !!!! Vetem vendi ku do te udhetoje dikush !!! Ne nje vend ku hyhet pa teste Covid , nuk mund te kerkohet te dalesh me teste Covid. Kjo eshte nje praktike mafioze duke iu marre leket , duke iu shtuar stresin dhe duke kercenuar qytetaret ! NDAL, kesaj propogande zhvatese te institucionalizuar dhe nepermjet kesaj media , qe e shkroi.Kush e thote e kush e shkruan qe nuk mund te udhetosh pa test Covid ????? A ka VKM per kete??? JO dhe JO , e pra kjo qe kerkohet ne kufijte shqiptare eshte e paligjshme nga ana e autoriteteve shqiptare , te gjitha testet dhe kerkesat jane te ligjshme nga vendet ku mberrihet po kerkesat jane te ndryshme . Disa shtete nuk duan fare teste, disa e kane karantinen e detyrueshme , disa ta bejne testin ne vend kur mberrin. Dhe testi shqiptar i paguar teper shtrenjte del i vlefshem vetem per ne tualet. E pra njerezit jane te lire te levzin ur paraqesin dokumentat e udhetimit dhe bileten, askush nga ju palaco nuk ka te drejte te imponoje nevojen e pasjes se testit Covid. Dhe duke botuar ngutjen qe nuk lejohet te udhetosh pa test covid nga Shqiperia jeni duke bere krim.

    Përgjigju
    • Albatros: 02/10/2021 23:50

      Jame shume dakort me Z. Rob: ne komentin e mesiperm. Ne Itali per te udhetuar Testin e Covid-19 ne farmaci e paguan vetem per 15,00€ duke ditur se paga mesatare atje eshte 1.100-1.200€ ne muaj. Ne Rinas e paguan 35,00€ kur paga mesatare sa eshte??? 300,00-400,00€??? SKANDAL.!!!!!! Pse fiksi nuk merret edhe me kete natyre abuzimi nga ana e Autoriteteve Shqiptare??? NO MORE COMENT

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja