Skandali i KatarGate, eurodeputetja greke Eva Kaili del nga burgu: Jam shumë e lumtur, më pret vajza! Beteja me të padrejtën vazhdon

Eurodeputetja greke u largua nga burgu, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e kësaj të premteje, e shoqëruar nga dy makina. Ajo mbërriti në shtëpinë e saj e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos. Duke buzëqeshur, Kaili nuk e fshehu entuziazmin e saj për lirimin, ndërsa do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ nën mbikëqyrjen e një byzylyku.

 “Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”, tha Eva Kaili jashtë shtëpisë së saj në Bruksel, ku ndodhet pas lirimit nga burgu dhe vendimit për ta vendosur në arrest shtëpie me monitorim elektronik.

Që prej 9 dhjetorit, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e ish zëvendës Presidentes së PE-së Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Eva Kaili

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën