Skema piramidale në Poloni, presidenti i KE-së, Donald Tusk merret në pyetje

Skema piramidale në Poloni, presidenti i KE-së, Donald Tusk merret në pyetje

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka dëshmuar këtë të hënë para një komisioni hetimor parlamentar në Varshavë, të Polonisë. Marrja në pyetje e Kreut të Këshillit të Europës, Donald Tusk në Poloni është bërë në kuadër të hetimeve parlamentare rreth një skeme piramidale që mashtroi shumë qytetarë polakë. Skema ka funksionuar gjatë kohës kur Tusk ishte kryeministër i vendit, raporton Washington Post.

Mësohet se Tusk i është drejtuar partisë konservatore në pushtet duke thënë se kjo e fundit se po e përdor marrjen e tij në pyetje, vetëm për qëllime politike.

“Ju keni nevojë për këtë komision, ju duhet ky spektakël për t’i vazhduar... shpifjet tuaja, po  në emër të familjes time”, ka thënëTusk.

Mashtrimi financiar në Poloni u zbulua në vitin 2012 kur Tusk mbante postin e kryeministrit. Mësohet se në daljen e tij para grupit të Komisionit hetimor, Tusk është betuar se nga ana e tij do bëjë çdo përpjekje, për të identifikuar personat përgjegjës të përfshirë në këtë skemë mashtrimi .

Ndërkohë, janë marrë në pyetje me dhjetëra zyrtarë shtetëror në përpjekje për ta adresuar përgjegjësinë e tij në këtë skemë. Bëhet e ditur se prokurorët e çështjes janë deklaruar, se rreth 19 mijë investitorë humbën mbi 225 milion dollarë në atë që doli se ishte një skemë e mashtrimit financiar piramidal.  

Sipas mediave, nga hetimet e kryera në lidhje me çështjen rezulton se skema e mashtrimit i përkiste institucionit financiar “Amber Gold”, dhe se autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese. Djali i Kreut të KE-së, Tusk, Mihal është një ndër personat i cili dyshohet se ka lidhje direkte me firmën “Amber Gold”.

Ndërkohë opozita thotë se qeveria po i përdor hetimet si një metodë për të ulur figurën e Tusk, i cili është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014 dhe është pjesë e opozitës polake.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë me dy të plagosur, flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë me dy të plagosur, flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas