Shoqëria civile u mblodh sërish sot në protestë para ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit të zbuluar në Onkologjik.Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Mjaft me shëndetësi që shëndoshet mbi shpinën e shëndetligëve”
Protestuesit reaguan dhe lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin e Onkologjikut ku Rama i indinjuar tha se ata që kanë abuzuar me pacientët duhet të marrin dënimin e merituar.
“Ato 100 mijë euro mund të ishin blerë ilaçe. Mjekët i dinë problemet. Kryeministri mjafton tu cojë ilaçet në spital. Kjo është detyra e vetme e kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë. Të çojë ilaçe në spital” thotë një protestues me megafon.
Kjo është protesta e dytë që shoqëria civile organizon pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku, ku mjekët akuzohen se zhvatnin pacientët me tumor, nuk i jepnin shërbimin publik por i orientonin drejt klinikave private.