Skandali i policëve që merrnin ryshfet në Morinë, kabinat në kufi do pajisen me kamera sigurie! Do monitorohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
Efektivët në Morinë duke ndarë paratë
Pas skandalit në Morinë, ku 31 policë u arrestuan pasi kishin organizuar një aktivitet korrupsioni dhe që funksiononte prej kohësh, tashmë çdo kabinë në kufi do të jetë e pajisur me kamera sigurie.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të monitoruar çdo veprim që kryejnë policët dhe për të shmangur korrupsionin. Kamerat do të monitorohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
31 efektivët e doganës së Morinës u arrestuan të premten e kaluar, ndërsa akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.2%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
26 Mars, 10:15
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 44-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 10:07
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Kukës/ Radhë të gjata kamionësh në Morinë, procedurat doganore krijojnë kaos në transportin e mallrave në Vërmicë
13 Mars, 17:50
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
Po sikur te arrijne ti anashkalojne kamerat cfare mbetet tu vene ne kabine, robot ? Besoj se keto masa jane lojera per te bere tendera ose jane paaftesi (megjithese kete nuk e besoj te jete keshtu, pra me shume mundesi mbetet e para). Zgjidhja eshte e thjeshte mendoj, qeveria ben ligje dhe kur e shikon qe hajduti vazhdon vjedh i ben me te ashpra ato. Hajduti e ve ne kandar koken e tij me vitet ne burg se nuk eshte budall. Pra psh nese keta policet do te denohen 5 vjet, te bej ndryshim ligjesh qe te tilla veprime te denohen 12 vjet dhe tu sekuestrohet pjese nga pasuria private qe te shlyehen demet qe jane shkaktuar.
PërgjigjuKamerat duhet te vendosen ne te gjitha pikat kufitare te vendit....porte aeroporte etj etj qe te mesohen keto policet dhe DOGANIERET TANE qe ska me ........MJAFT KANE VJEDHUR
PërgjigjuZoti Nano me keto gjob vensa eshte e kote ,policia te ec perpara!nuk e kuptoj pse vetingu ne polici u nderpre? Per mendimin tim 90% e policeve dhe shefave te tyre bosa dalin jasht policis ,per pasurit e tyre prrallore!
PërgjigjuKjo qe ndodhi ne Morine nuk eshte e vetmja prandaj kamera duhen vendosur ne te gnitha pikat e kalimit.
PërgjigjuDuam apo s'duam ne, policet jane ata qe jane, rinia e arsimuar, e kualifikuar, me ekzigjenca e pritmeri te larta nuk vishet police, sot gjejne dhjetra hapsira te tjera ineresante per te ndertuar jeten. Nga ana tjeter edhe eshte krijuar nje tradite e keqe korruptive mes policeve qe zor se do te mund te shkulet. Qeveria Rama, per mua, duhet te mendoje nje projekt me kamera inteligjente per te mbuluar krejt pikat e kufirit, qytetet, nyjet autostradale e tj te cilat te çojne te dhenat ne nje ose disa qendra te dixhitalizuara dhe te drejtuar nga profesioniste te mirefillta(mundeisht gra), pa asnje kontakt direkt me personat qe kontrollohen. Ndersa gjobat ti shkojne sejcilit ne shtepi bashke me opsionin qe ti dergohet edhe videoja kundrejt nje pagese shtese, ne se nuk eshte i bindur per gjoben. Urgjent duhen larguar policet nga qoshet e rrugeve, bejne figuren me te keqe te mundeshme.
PërgjigjuSi ato kamerat e trupit qe sdihet me si perfunduan.SA KEQ.....
Përgjigju