TIRANE- Asnjë surprizë nuk ka patur seanca e radhës në gjykatën e Durrësit karshi kryekomunarit të Rrashbullit në Durrës, Hysen Gashi dhe 4 zyrtarëve të tjerë të kësaj komunë, të vënë pas hekurave 2 ditë më parë për shpërdorim detyre.
Kryekomunari dhe 4 bashkëpunëtoret e tij u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata një ditë më parë, ndërsa u krye edhe procesi i verifikimit të dokumentacionit të individëve, si dhe u verifikua nëse procedura e arrestimit të Gashit ka patur ndonjë parregullsi.
Ndërkohë më masën e sigurisë u njohën shefi i Urbanistikës në komunën Rrashbull, Viktor Ndreka, si dhe tre anëtarët e KRRT të komunës, Vasil Gjoni, Indrit Hamiti dhe Sabri Troci që janë tashmë në paraburgim.
Ndërkaq tre anëtarë të tjerë të KRRT komunës, Erifili Theollari, Nevjana Isufi dhe Fatjon Aliaj, po hetohen në gjendje të lirë.
Hetimet për Gashin janë kryer nga sektori i Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Prokurorisë së rrethit.
Skandali i Rrashbullit
Të shtunën policia raportoi përfundimin e fazës së parë të operacionit që u konkludua me arrestimin e kryetarit të komunës Rrashbull në Durrës, Gazhi, të 4 zyrtarëve të tjerë dhe hetimin në masën e detyrimit për paraqitje për tre anëtarët e KRRT-së së komunës.
Arrestimi erdhi pas verifikimit të shkeljeve në dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në zonën e plazhit, që dyshohet të jetë kryer kundrejt përfitimeve materiale.
Lejet janë miratuar pak kohë para vendimit të shtatorit të 2011, që urdhëronte pezullimin e lejeve të ndërtimit me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë deri përfundim të studimit të planit të përgjithshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO