TIRANË - Komisioni i Ekonomisë e ka vlerësuar si të pamjaftueshëm argumentin e Guvernatorit të Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani për vjedhjen e thesarit, sipas të cilit sistemi ka funksionuar, ndërkohë që ka dështuar njeriu.
Vlerësimi i Komisionit të Ekonomisë është bërë i ditur për A1 Report nga kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe. Sipas deputetit socialist zinxhiri kontrollues i Bankës së Shqipërisë nuk ka funksionuar, por ka dështuar totalisht.
“Ka dështuar që nga treshja e famshme që duhet të administronte arkën stok dhe arkën për veprim, deri tek niveli më i lartë kontrollues i Bankës së Shqipërisë.”-shprehet Braçe.
Më tej deputeti socialist shton se ka dështuar edhe auditimi i jashtëm i bankës që është paguar nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkohë BSH ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosjen e auditit të kryer nga ekspertët. Mësohet se në bazë të këtij auditimi është nxjerrë vjedhja e 713 milionë Lekëve.
Ja cfare deklaroi Fullani per vjedhjen ne BSH
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com