Skandali me autoambulancën
në Pukë, Beqaj pezullon shoferin 

Skandali me autoambulancën<br />në Pukë, Beqaj pezullon shoferin 
Pas shfaqjes tragjikomike që ndodhi në stadiumin e Pukës kur autoambulanca e spitalit që ndodhej në stadium nuk ndizej në momentin kur njëri nga futbollistët e Tërbunit humbi ndjenjat, duket se ka reaguar ministri i Shëndetësisë

Beqaj ka pezulluar shoferin e autoambulancës së spitalit të Pukës menjëher pas ngjarjes konfirmojnë burime për shqiptarja.com  

Abel Gebor lojtari i Tërbunit u dëmtua sapo kishte filluar pjesa e dytë, duke mbetur i shtrirë dhe duke ngjallur frikë tek të gjithë. Por, për çudinë e të gjithëve shoferi i ambulancës nuk ndodhej në automjet pasi po ndiqte nga shkallët e stadiumit ndeshjen.

Për të mos mjaftuar kaq, në momentin që ai shkon të ndezë ambulancën pas shumë minutash, ndodh një tjetër “surprizë”.Autoambulanca nuk ndizej dhe u desh që shoferi të kërkonte ndihmën e zjarrfikëses për ta ndezur me tërheqje.Më pas, lojtari u transportuar me një batanije pasi në fakt edhe mbulesa që përdoret në këto raste mungonte.
 
 
 

Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.

Posted by on 2015-11-28


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën