Pas Kastriot Ismailaj në gjyq për skandalin e borxheve të kompanisë Cez Shpërndarja përfundojnë dhe ish-drejtuesit Cek të Cez, mes tyre Josef Hejsek dhe Jan Ivan.
 
Seanca e parë ndaj Hejsek e Ivan është zhvilluar këtë të merkurë në gjykatën e Tiranës aty ku dy të pandehurit për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda s'janë paraqitur në proces.

Prokuroria kërkoi nga gjykata të ripërsëris njoftimet për të pandehurit të cilët nuk ishin të pranishëm, ndërsa prej më shumë se 2 vitesh rezulton se Hejsek e Ivan nuk paraqiten në territorin shqiptarë.
 
Ata akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda në lidhje me kontratën që lidhën me Kastriot Ismailajn për mbledhjen e borxheve që qytetarët dhe bizneset i kishin Cez Shpërndarje.

hejsek procedura gjykate

hejsek procedura gjykate

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com