Hetimi për ish-drejtuesin çek
Sipas prokurorisë vjedhjen Ismailaj e ka kryer në bashkëpunim me ish drejtuesin çek Josef Hejsek. "Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale," sqaron Prokuroria.
Hejsek ishte zgjedhur nga përfaqësuesit cek të CEZ SH.A pasi kjo kompani zotërohej nga çekët dhe aksioner ishte dhe shteti shqiptar. Kontrata DIA-CEZ u rrëzua në vitin 2010 ndërsa në tetor të 2011 sipas prokurorisë, Ismailaj arriti ta lidhë atë dhe në bashkëpunim me Hejsek duke i paraqitur CEZ-it fatura dhe dokumentacione fiktive e falce, arriti të marrë 512 milionë lekë.
Para për të cilat tashmë Kastrito Ismailaj është në statusin e personit të pandehur dhe ish drejtuesi cek i CEZ-Shpërndarje në statusin e personit nën hetim.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)