Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Foto ilustruese

Parimi i salçiçes thotë se nëse kemi përpara diçka të mirë apo të bukur, është më mirë të mos e dimë se si është bërë ajo. Zakonisht kjo vlen për ligjet dhe politikën: më mirë të mos investigosh se çfarë fshihet pas marrëveshjeve, kompromiseve dhe shtrëngimeve të duarve. Por mesa duket kjo vlen edhe për botën e futbollit, dhe konkretisht për FIFA-n. Për një kohë të gjatë tifozët dhe spektatorët e thjeshtë i injoruan, zgjodhën që të mos u jepnin rëndësi skandaleve në lidhje me qeverisjen e futbollit, edhe kur ishin në qendër të lajmeve së kronikës së zezë.

Tek e fundit, nëse pjata është e mirë, është mirë të mos bëni shumë pyetje sesi është gatuar ajo. Megjithatë, fillimi i botërorit të Katar ndryshoi çdo perspektivë. Faktet skandaloze që nëfillim u përhapën në rrjetet sociale dhe më pas në media, e kanë zbehur interesin për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike, duke e varrosur bukurinë sportive të kompeticionit nën një mal kalbësie, korrupsioni dhe vdekjesh të pandëshkuara.

Katari është përgatitur për gati 2 dekada për këtë botëror, dhe nuk ka arritur të ofrojë ende një organizim të krahasueshëm me edicionet e mëparshme. Nga ana tjetër FIFA, duket se ka bërë ciklin e plotë, në fund të një rruge dhe të një rënieje politike, por edhe morale dhe njerëzore, e cila i ka rrënjët që shumë kohë më parë.

“Në rast se doni ta menaxhoni FIFA-n me një kod etik, atëherë duhet të keni shumë fat!”-thotë Zherom Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, në pjesën e fundit të dokumentarit të Netflix-it “FIFA:Zbulimi i gjithë skandaleve”.

Në 4 episode, seriali i publikuar pak para fillimit të Kupës së Botës, paraqet një panoramë të frikshme:4 orë intervista me gazetarë, ish-zyrtarë të FIFA-s, agjentë sportivë, hetues dhe njerëz të përfshirë në hetime, janë një përzierje shkeljesh ligjore dhe neverie, që e bëjnë rrëfimin e një historie futbolli, një seri mbi perversionin kriminal të pushtetit, dhe mbi pashmangshmërinë e së keqes.

“Unë nuk jam i sigurt nëse është e mundur të ndiqet një kod etik në këtë institucion”- thotë Valcke, me një përzierje të vetëbesimit dhe pranimit të pangushëllueshëm të realitetit. Për dekada me radhë, FIFA kishte qenë vetëm një organizatore aktivitetesh sportive me një vizion thjesht idealist të një futbolli jofitimprurës, dhe me qëllimin përfundimtar për të shfaqur para botës lojën e bukur.

Në vitin 1974 kreu i FIFA-s u bë Zhoao Havelanzh. Ishte viti në të cilin nisi të zbehej ideja romantike e organit drejtues të futbollit botëror:fushata elektorale e ish-notarit brazilian ishte ambicioze. Ai foli për një futboll të përhapur global, për një flamur në çdo pëllëmbë të hartës së botës.

Politikisht ishte një strategji e shkëlqyer. Në një sistem në të cilin çdo federatë kombëtare vlen një votë, organizatat kontinentale të Amerikës së Veriut (CONCACAF) dhe Afrikës (CAF) do të kishin një peshë të madhe në votë, pavarësisht se kishin tregje margjinale në lidhje me lëvizjen botërore të futbollit.

Por për të siguruar vazhdimësinë në detyrë, ai duhet të bindte drejtuesit e atyre federatave.Dhe suksesi i Havelanzh filloi pikërisht me zarfet me para që do t’u shpërndaheshinpresidentëve të federatave, të cilëve do t’u kërkojë votën: është momenti historik në të cilin korrupsioni në FIFA shndërrohet në një element sistemik, shtylla mbi të cilën mbështetej pushteti.

Një vizion që nuk mund të materializohet me burimet e pakta të një organizate, që deri atëherë ishte e krahasueshme me një OKB të futbollit. Pra futbolli duhej të vdiste, i zëvendësuar nga një vizion i lojës si produkt, si një mall për t’u shitur pas ofertën më të mirë.

Fytyra dhe mendja prapa këtij transformimi ishte një zviceran me origjinë nga Visp, njëqytezë me 7 mijë banorë në luginat e Kantonit Valais. Një njeri i dashuruar pas futbollit që mezi priste të kishte një rol në këtë histori.

Ishin hapat e parë në ndërtimin e një perandorie, të cilën që Sep Blater do ta sundonte më pas për shumë vite. Ideja ishte revolucionare, por shumë e thjeshtë:duheshin sponsorë. Dhe i pariështë kompania Coca Cola, që në vitin 1976 u bë partnere në projektet e futbollit për të rinjtë. “Dy organizata të mëdha mund dhe duhej të kishin punuar së bashku”– mendon Blater. Porduhej një furnizues i pajisjeve sportive, dhe kompania e dytë e njohur me të cilën u firmos marrëveshje ishte ADIDAS. Më pas do të pasojnë marrëveshjet e tjera me Phillips, Canon, Gillette.

Nëse ka një shpërblim, cilido mund të organizojë Kupën e Botës. Havelanzh mbështet ofertën e Argjentinës për organizimin e Kupën së Botës së vitit 1978. Kjo do të thoshte të shpërbleje Videlën dhe juntën e tij ushtarake, por nga pikëpamja e futbollit si produkt, gjithçka u vendosnë plan të dytë.

Ato mund të duken si histori të një të kaluare më të errët se e tashmja. Në realitet gjithçka është ende aty, sikur disa parime të ishin gdhendur në gur. Të dielën e kaluar presidenti aktual i FIFA-s, Xhani Infatino – që fatkeqësisht u la jashtë dokumentarëve të Netflix, por qëvitet e fundit ka shtrënguar dorën me Vladimir Putin dhe sheikët e Katarit – tha se çdokush mund të presë Kupën e Botës, madje edhe Koreja e Veriut.

Pjesa kryesore shfaqet në episodin e tretë, dhe ka të bëjë më akuzat për korrupsion të anëtarëve të FIFA-s nga Katari, dhe me kryqëzimin mes futbollit dhe interesave gjeopolitike,të cilën e nxitën Blaterin ta shpallte me njëfarë hezitimi vendin e vogël të Gjirit si organizatoren e botërorit të këtij viti.

Informatorja Fedra Almaxhid, shefe e marrëdhënieve me mediat ndërkombëtare në FIFA, zbulon se ishte dëshmitare e ryshfeteve të dhëna në këmbim të votave për Katarin. Hasan AlTauadi, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Suprem përgjegjës këtë botëror, u ofroi para delegatëve nga Kameruni (Isa Hajatu), Bregu i Fildishtë (Zhak Anuma) dhe Nigeria (AmosAdamu) për të siguruar votën e tyre.

Skandali duket shumë më real dhe më mizor këto ditë, kur lojtarët më të mirë në botë po dalin të luajnë në stadiumet që ndodhen në mesin e shkretëtirës, ​​mes tifozëve të rremë dhe menjë ndjenje të përgjithshme “se gjithçka është e rreme, shumë, shumë e rreme“, siç tha përLinkiesta agjenti i një lojtari, që preferon të mbetet anonim dhe që zbarkoi në Katar dy ditë para ndeshjes hapëse.

Hetimi i FBI-së çoi në vitin 2015 në ngritjen e 47 akuzave, përfshirë ato të mashtrimit dhe pastrimit të parave; në arrestimin e 7 drejtuesve të lartë; vënien në hetim të 4 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv; dhe dorëheqjen e Sepp Blater.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara – që koordinoi hetimet me FBI-në – e kishte përcaktuar atë si një rrjet të dendur korrupsioni të lidhur që kishte ndikuar në marrëveshjet e marketingut, të drejtave televizive dhe në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës, për shifra që arrijnë në qindra miliona dollarë, gjatë një periudhe kohore prej rreth 2 dekadash. / “Linkiesta” – Bota.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?