TIRANË- Prokuroria ka nisur hetimet për Kadastrën e Tiranës, pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘zhdukje e vjedhjeve të dokumenteve’.

Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.

Për të shmangur presionet, Lame tha se ky raport i është dërguar Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmëri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Në Kadastrën e Durrësit vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.