TIRANË - Duhej të ishte nisur dje në orën 16:30 nga Tiranë për në Bergamo, por avioni i kompanisë "FLy Ernest" më në fund është nisur ditën e sotme, në orën 02:50 të mëngjesit. Qytetarë të shumtë, udhëtarë që janë rraskapitur nga ndryshimet e orareve në moment të fundit, kanë denoncuar në Shqiptarja.com atë se çfarë ndodh me këtë kompani, ndërkohë që askush nuk përgjigjet për ta, ashtu sikundër askush nuk mban përgjegjësi për angazhimet që ata mund të kenë humbur. Shumë qytetarë u detyruan të ulen në stolat pritës të "Gate", duke fjetur në aeroport, si të ishin të pastrehë.
Shqiptarja.com e trajtoi edhe një ditë më parë këtë skandal, sërish duke i dhënë zë shqetësimit të qytetarëve.
Fluturimi i "Fly Ernest" për në Bergamo ishte dje në orën 16:30, me nisje nga aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë. Por më tej, dy ditë më parë (një ditë para fluturimit) ishte lajmëruar, se fluturimi do të shtyhej në orën 00:30. Por teksa udhëtarët janë nisur drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:30, ata u lajmëruan në momentet e fundit, se nisja nga Tirana për në Bergamo do të bëhej në orën 01:45. Por fluturimi nuk ndodhi as në këtë orë! Avioni u ngrit në ajër edhe një orë tjetër me vonesë, në 02:50.
"Janë më keq se porti i Barit", shprehen qytetarët që kanë provuar të njëjtat shqetësime në udhëtimin me traget për Itali, por duket se edhe "zgjidhja" për të fluturuar më shpejt me avion, ka rezultuar edhe më problematike me kompaninë ajrore "Fly Ernest".
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2025 nis me fluks të madh pasagjerësh për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
7 Janar, 16:40
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor 2024, 21:24
-
Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i bashkohen fushatës kundër kancerit të gjirit
4 Tetor 2024, 16:38
-
Analiza e Fatos Çoçolit: Kombi më fluturues i Ballkanit Perëndimor?
1 Tetor 2024, 18:37
-
Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar
12 Shtator 2024, 12:02
-
Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas në 2 javët e para të gushtit
16 Gusht 2024, 14:51
-
Vjedhja e bagazheve nga punonjësit e aeroportit në Rinas, policia kërkesë koncesionarit: Vendos kamera në zonën e imbarkimit
13 Gusht 2024, 12:01
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen një tjetër rekord në korrik 2024
2 Gusht 2024, 18:43
-
Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Leje 3 ditë para për të ulur charter-in
17 Korrik 2024, 16:38
-
Kreu i Shoqatës së Turizmit: Rinasi aeroport ballkanik ndërkombëtar, po ridimensionon turizmin!
11 Korrik 2024, 14:54
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen rekord me mbi 1 milion pasagjerë brenda muajit
3 Korrik 2024, 18:52
Kompani vari ka*in si shqiptart edhe kompania
PërgjigjuTë kërkojnë rimbursim 100% të biletës
Përgjigju