...
Janë 145 zyrtarë të cilët rezultojnë të jenë favorizuar nga kredia e butë 5 milion lekë dhe interes 4 % nga Enti i Banesave për blerje apartamenti, ligjërisht dokumentet e këtyre zyrtarëve mund të jenë në rregull. Por sa e moralshme është ky favorizim që zyrtarët i bëjnë vetes së tyre? kur kjo kredi mund të shërbente për njerëzit në nevojë apo administratën shtetërore të niveleve të dyta e të treta.
Shqiptarja.com është interesuar pranë prokurorisë se në ç’fazë ndodhen hetimet e këtij kallëzimi të depozituar në 22 janar të 2014. Sipas prokurorisë hetimet për këtë kallëzim janë ende të hapura dhe pritet që brenda muajit shtator të nisin procedimet e para për zyrtarët që kanë mashtruar me dokumentet si të pastrehë.
Po sipas zyrës së shtypit të prokurorisë, oficerët e policisë gjyqësore janë përqendruar tek ato raste ku verifikimet kanë nxjerr në pah jo vetëm falsifikimin e dokumenteve por dhe skandalin se disa zyrtarë kanë në pronësi e bashkëpronësi familjare jo vetëm një apartament por mbi 3 të tilla përfshi dhe shtëpi në plazhe.
Në listën ku Ministrja Gjermeni ka depozituar plotë 145 emra dhe për 30 prej tyre kërkon nga prokuroria hetim të imtësishëm për dokumentacionin e paraqitur nuk mungojnë Ministra, Gjyqtarë, Prokurorë, apo dhe vetë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Të pastrehëve që kanë përfituar kredinë e butë me 4 % nuk mungojnë as gjyqtarët e gjykatës së lartë, ata të apelit Tiranë, Prokurorët apo Zv.Ministrat e qeverisë Berisha.
Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)