Skandali me librin e historisë së klasës së 4, Braçe: Fshati është i bukur prej njerëzve që punojnë në shi e në borë dhe nuk janë rezidencat për të pasurit

Skandali me librin e historisë së klasës së 4, Braçe: Fshati është i bukur prej njerëzve që punojnë në shi e në borë dhe nuk janë rezidencat për të pasurit

I DASHUR 10 VJECAR!

Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me të vertetën

Ky ne foto, ne librin tend te historise, nuk eshte fshat, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise!

Ne foto eshte nje rezidence me vila per familje te pasura, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.

Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite.

Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep

Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj; Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca.

Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;

 

Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin!

Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber.

Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;

Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem.

Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt;

Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat.

Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin.

Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta.

Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit.

Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 17/10/2021 16:36

    BRAVO BRAÇE.KETE DUHET ME E KERKU TEK KJO MINISTRJA E ARSIMIT QE ESHTE THJESHT NJE ANEMIKE NE TRU DHE KA NJE STAF QE NUK PUNON NE MENYRE KORREKTE.NORMALE QE KESHTU DO ECIN PUNET KUR VENDOSIN NE MINISTRI VILMA BELLON.A E NJEH MJEDISIN ZNJ.BELLO ?AQ E NJEH ARSIMIN AI QE KA BERE LIBRIN

    Përgjigju
  • Tosi: 17/10/2021 14:51

    E paske ndryshe optiken nga kryetari Rama. Mos i jep xhuvap kalamajve por kerkoji hesap te tuve. Je deputet, thirr ne interpelance ministrin pergjegjes. Ti ose oppzita, qe ka ik per lesh.

    Përgjigju
  • Labi: 17/10/2021 14:03

    I nderuar z.Brace si i “fundit te mojkaneve” te PS se vertet ke qene gjithmon realist ku dhe ne kete, ke pasqyruar bukurin qe fshatrave ja japin njerzit dhe dora e tyre.Me pershkrimin qe i ke bere natyres dhe jetes reale tregon se asnje profesor nga keta qe bejne libra nuk e kane shkelur ndonjhere balten as dhe e kane ndjere eren e fshatit.E meriton te ishe ne qeveri, por njerz si ju nuk i duan se u pelqejne me shume modeli i “tigrave”

    Përgjigju
  • Dedë Lleshi: 17/10/2021 13:12

    Ty brava per ate qe ke shkruajt por une nje gje nuk mundem me kuptu,nga vijne ato qe i shkruaj keto libra,a kontrollohen nga dikush ,a po vetem u jepen rrogat e s'ka rendesi se ç'far mesojne nxenesit.I vetmi vend qe nrysh flitet e ndryshe veprohet .

    Përgjigju
  • Frida xh: 17/10/2021 12:24

    Bravo Brace ,shume korrekt dhe reale, te lumte, respekte .

    Përgjigju
  • Bledi: 17/10/2021 11:27

    Bravo Brace, te lumte pena.

    Përgjigju
  • Arben: 17/10/2021 10:45

    Bravo Brace

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia