Skandali me pagat, zbulohet punonjësja e Tatimeve e lidhur me krijimin e dokumentit, doli në pension në 2019! Mungojnë rreth 60 mijë dhe ka edhe informacione të vjetra

Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Në lidhje me këtë skandal prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije detaje në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur dhe cilët janë përgjegjësit e rrjedhjes më të madhe të informacionit. Report Tv ka mësuar se është 100% e sigurt se dokumenti ka dalë nga Drejtoria e Tatimeve dhe se punonjësja nga e cila është krijuar dokumenti është Mimoza Seraj. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin Moza Seraj. Seraj rezulton të ketë qenë drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Përmes 'userit' të saj është krijuar ky file, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ajo personi që e ka publikuar listën. Report Tv ka zbuluar se Mimoza Seraj ka dalë në pension në vitin 2019.

Sigurisht që ajo do të duhet të japë llogari se çfarë ka ndodhur. Vlen të theksohet se dyshohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Marrja e të dhënave në mënyrë masive dyshohet se nuk mund të bëhet nga askush tjetër, përveçse nga inspektorë të tatimeve apo firmat private që kanë krijuar sistemin, të cilat janë të vetmet që mund të kenë akses të drejtpërdrejtë. Për të gjitha këto hipoteza tashmë kanë nisur hetimet.

Gjithashti sipas të dhënave dokumenti mendohet se është krijuar më 26 shkurt 2021, ndërsa modifikimi i fundit më 6 prill 2021. Sipas sistemit të krijuar për mbrojtje të të dhënave, i aplikuar te Tatimet që prej kohës së qeverisë Berisha, asnjë prej inspektorëve të tatimeve nuk mund të shkarkojë më shumë se 1000 të dhëna në një veprim të vetëm. Pra për ta krijuar atë file mund të jenë dashur hipotetikisht rreth 640 veprime. Kjo mund të jetë edhe një shpjegim se pse krijimi i dokumentit ka dashur më shumë se 2 muaj e gjysmë.

Tjetër informacion i rëndësishëm është fakti se aty mungojnë rreth se 60.000 mijë taksapagues. Pra nuk janë të gjithë punonjësit. Ndërkohë që për një numër shumë të madh punonjësish pagat nuk janë të përditësuara. Report Tv ka mësuar gjithashtu se ka dyshime se dokumenti nuk është origjinal por i përditësuar dhe i ndryshuar në exel.

Se çfarë lidhje ka Mimoza Seraj me të gjithë këtë histori? E ka krijuar ajo file që kur ishte në punë apo dikush tjetër ka përdorur të dhënat e saj, edhe pse logjikisht useri i saj duhet të ishte ç'aktivizuar që prej momenti kur doli në pension? A është shpërndarë me qëllim lista në rrjetet sociale të shqiptarëve? Të gjitha këtyre pyetjeve do t'i japë përgjigje vetëm znj. Seraj, e cila pritet të merret sa më shpejt në pyetje nga hetimi që po kryhet ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës.  

Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.

Për skandalin me publikimin e pagave reagoi edhe presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Meta e cilësoi publikimin e këtyre të dhënave personale akt kriminal që rrezikon paqen sociale, ndërsa PD ia faturoi qeverisë duke thënë se është pjesë e skemës së patronazhimit.

Dokumenti që vërteton se me userin e 'Moza Seraj' është krijuar dokumenti

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 23/12/2021 15:49

    Sa qener qe han buken e shtetit dhe raportojn tek sali qeni nuk meret me mend. Kjo gjendje ka qysh nga vitet 92-93 dhe keshtu do vazhdoj edhe per shum vite. Une kam qen vet ne pun shteti dhe kam par e me Ka ndodhur te punoj me keta qener. Pa u pastruar administrata nga keta vegla ne sherbim te njerzve politik. Ligji po qe se ka ngelur te veproj me gjith forcen e tij e keta qener te marin ate qe meritojn.

    Përgjigju
  • Alb: 23/12/2021 12:11

    Pse marrin paga me te larta punonjesit e policis sesa ata mjeksor apo sektor finance etj vtm polic prodhon ky vend.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 23/12/2021 19:38

      Alb ti mir e ke se polici i shkret ne shi apo diell do te dal ne detyr. I semuri ngelet i semur se do te jet ndonje nga ata te semuret qe mjekohen me molotov dhe detyrimisht nuk I pelqen puna e policis,se domosdo se di cesht detyra,se ai vepron me udhezime nga shqupi.

    • Alb: 23/12/2021 17:51

      Pastaj kush po genjen o i semur mendor policor,ketu thot polic patrulle ka 1 vit qe ka filluar mosha 29 vjec 930 mij lek edhe ca ben gjith diten ky tipi malloset te lokali lagjes rrezikon jeten mavriu.

    • Alb: 23/12/2021 17:46

      Jo vallaj mjeket se rezikojn jeten sa polici sidomos ne kohen e pandemis njs o ti shoku kalec jeni sektori me pa prespektiv ju duhet te reduktoheni ne 1000 punonjes.

    • Shtet policor: 23/12/2021 15:52

      Sepse eshte një shtet policor ! Mos Harro që policia ka dale në rruge për kovid , për ndertim pa leje, për Tubime, Për aksident pra vec policia bën cdo gje por për mua mesuesi duhet marre 1000€ sidomos mesues fizike apo Matematikor etj

    • Grupi: 23/12/2021 15:06

      Sepse policet kane shpenzime hahaha nuk e shikon ti qe edhe femrat police perdoruese kokaine.

    • I semuri: 23/12/2021 13:49

      Sepse mjekesia merr bakshishe perdit prandaj.pooor mos genje se rroga e nje polici ose shumices se thjesht te 550mij Lekshi esht.i ke ne te ftoft jasht.ne shi jasht.ne diell jasht.pun jasht orarit qe si oaguhet.ore Nate qe sju paguhen.etj etj.edhe 1 pyetje te fundit.e rrezikoni jeten juve te mjekesis gjat punes si polici?jeten tuaj pyes se ate te pacienteve e rrezikoni dihet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja