Skandali me pagat, Karaj në ‘Repolitix’: Janë publikuar nga ‘Tatimet’ ose Ministria e Financave! Koçi: S’kemi garanci për të dhënat! Gazetari Rusta: Shteti t'i rinovojë kartat e identitetit qytetarëve

Skandali me të dhënat e publikuara për pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi këtë mbrëmje pikërisht këtë skandal. I ftuar në studio, pedagogu Alban Koçi e cilësoi si një ngjarje të rëndë pasi cënohen të dhënat e qytetarëve. Ai theksoi se shteti e ka humbur rolin e tij, pasi ai duhet të garantojë ruajtjen e të dhënave sensitive. 

“Ngjarje e rëndë pasi ka të bëjë me të gjithë elementët e sigurisë së një shtetasi, duke filluar që nga siguria ekonomisë, bashkëngjitur ID, si edhe llogarisë rrjedhëse të pagave nëpërmjet institucionet e ndryshme. Të dhënat personale të secilit prej nesh, sidomos sot në një kohë të shërbimeve në telefon. Nuk kanë dalë rastësisht, dikush i ka kërkuar dhe ajo që është më shqetësuese është se në një shtet ku qytetari duhet të ketë garanci të nevojshme, ne s’kemi asnjë lloj garancie. Këto të dhëna ruhen ligjërisht”, tha Koçi. 

Avokati Idajet Beqiri thotë se kjo situatë me të cilën përballemi ka ardhur edhe si pasojë e digjitalizimit, pasi është më e lehtë që një hacker të ketë akses në këto të dhëna, e më pas përmes teknologjisë të shpërndahen në duart e mijëra qytetarëve. 

“Teknologjia, digjitalizimi, kanë riskun e vet, edhe krimi kibernetik ekziston, ndryshe nuk do i parashikonim në ligj këto krime”, tha Beqiri. 

Ose hacker ose disa nënpunës  shteti të inatosur, këta njerëz janë lehtësisht të identifikuar sepse e dinë kush e ka aksesin tek këto të dhëna. 

Analisti Leonard Karaj thotë se këto të dhëna ose kanë rrjedhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ose nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë. Karaj thekson se duhet hetuar se cilët punonjës të këtyre institucioneve kanë pasur akses tek të dhënat, por duke shtuar se mund të jenë edhe punonjës që janë larguar nga puna dhe mund t’i kenë nxjerr ato për tu ‘hakmarrë’. 

“Kjo është e dalë nga tatimet ose nga sigurimet shoqërore. Ajo për të cilën duhet hetuar është se kush nga këta njerëz që kanë pasur akses mund ta kenë nxjerrë, cilët janë larguar nga puna. Në çdo kontratë pune ka një nen konfidencialiteti, çfarë mëson ti tek unë, kur ikën duhet të ngelë tek ynë. Ky është krim”, tha Karaj. 

Pedagogu Koçi thotë se duhen marrë masa që të mos përballemi më me situata të tilla, duke mos lejuar që serverat të jenë të aksesueshëm nga një numër i madh personash. 

“Servrat nuk duhet të jenë të aksesueshëm pa limit, por vetë institucionet duhet të ketë garanci dhe të mos jetë në duart e një të papërgjegjshmi. Duhet të ketë një ndryshim të të dhënave personale që janë bërë deri më tani dhe ajo që është më e rëndësishme është lidhja e personave me pagesat dhe institucionet, çdo institucion duhet të riformatojë listën e të të punësuarve”, tha ai.

Për gazetarin Arsen Rusta shteti duhet të bëjë një rinovim të të dhënave personale, të kartave të identitetit

"Ne kodin fiskal e kemi te karta e identitetit. Kemi numrin personal, që është numri i numri i llogarisë, numri i pensioneve, është identifikuesi. Nëse të humb patenta apo karta, bëhet rinovimi, a është e mundur t'i themi shtetit të lutem na i rinovo të dhënat personale. Shteti të paguaj ID e reja të shqiptarëve", u shpreh gazetari .

Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës