Skandali me 'Pasaportat e arta' në Maltë, investitorët qëndruan vetëm me ditë në kundërshti me rregullat për shtetësinë

Skandali me 'Pasaportat e arta' në Maltë, investitorët qëndruan vetëm me ditë në kundërshti me rregullat për shtetësinë

Në një investigim të bërë publik së fundmi është zbuluar së në Maltë, biznesmenë nga vendet jo anëtare të BE, morën shtetësinë malteze pasi qëndruan në vend vetëm disa ditë.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se disa investitorë plotësuan kërkesën për një vit qëndrimi duke marrë me qira prona të cilat kanë qëndrua bosh.

Hetimi i përbashkët nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia, The Guardian, Dossier Center dhe pesë organizata të pavarura mediatike u bazua në mijëra emaile nga firma këshilluese Henley & Partners.

Dokumentet treguan se milionerët do të kalonin mesatarisht 16 ditë në Maltë gjatë 1 viti për të cilët qëndrimi aty do të ishte i detyrueshëm para se të merrnin shtetësinë, sipas The Times of Malta.

Investitorët ishin në gjendje të merrnin me qira një jaht ose të dhuronin për bamirësi në mënyrë që të provonin një "lidhje të mirëfilltë" me vendin.

Ndërkohë që rasti më i çuditshëm mbetet një individ nga Emiratet e Bashkuara Arabe i cili arriti në mëngjes dhe u largua nëntë orë më vonë, pasi kishte bërë betimin e tij për besnikëri.

BE ka ngritur vazhdimisht shqetësime rreth skemave të "pasaportave të arta" në Maltë dhe Qipro. BE më parë i bëri thirrje Maltës dhe vendeve të tjera t'i japin fund praktikës, duke vënë në dukje se skemat e shtetësisë së investitorëve , sjellin probleme të tjera në lidhje me sigurinë e vendit apo mbartin edhe rreziqe të pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Qipro pezulloi skemën e saj të dhënies së shtetësisë dhe udhëtimit pa viza në të gjithë BE-në për ata që investojnë një minimum prej 2 milion € pasi gazetarët e Al Jazeera filmuan zyrtarë qipriotë duke përdorur skemën për të ndihmuar një biznesmen kinez me një histori kriminale.

Një hetim qeveritar zbuloi se më shumë se gjysma e pasaportave të lëshuara sipas skemës midis 2013 dhe 2019 kishin qenë të paligjshme.

Cila është skema e Maltës?

Malta u ka ofruar shtetësi shtetasve të huaj në këmbim të investimeve që nga viti 2014.

Rregullat aktuale kërkojnë një investim prej 600,000 € dhe një periudhë qëndrimi tre-vjeçare ose 750,000 € dhe një periudhë qëndrimi 12-mujore në rrethana të jashtëzakonshme.

Aplikantët gjithashtu duhet të blejnë një pronë banimi me vlerë të paktën 700,000 € ose të marrin një banesë me qira pesë-vjeçare me një vlerë minimale dhe të dhurojnë 10,000 € për bamirësi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite