Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është përkulur nga presionet e partisë së tij (Konservatore) por edhe nga ana e opozitës, duke shkarkuar ministrin e Financave, Nadhim Zahawi. Ky i fundit është përballur me kritika për marrëveshjet e tij për taksat.
Javën e kaluar Sunak urdhëroi këshilltarin e tij të etikës të hetonte Zahawin pas pretendimeve se ai kishte paguar një gjobë si pjesë e një marrëveshjeje të raportuar prej 4.8 milionë paund me zyrtarët taimorë dhe nuk e kishte deklaruar atë te autoritetet, raporton CNN.
Zahawi u emërua kancelar i thesarit nga ish kryeministri Johnson në korrik të vitit të kaluar. Ai qëndroi në kabinet edhe nën drejtimin e Liz Truss dhe kryeministrit aktual Rishi Sunak.
Në një letër drejtuar Zahawi, Sunak tha se, pasi hetimi përfundoi punën e tij, se është mëse e qartë se ka pasur shkelje të rëndë të Kodit të Ministrave.
“Si rezultat, ju kam njoftuar për vendimin tim për t’ju larguar nga posti juaj në qeveri”, ka shkruar Sunak.
Partia Laburiste e opozitës tha se Sunak, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për "integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel", duhet ta kishte shkarkuar Zahawi kur pretendimet u raportuan për herë të parë këtë muaj, në vend që të përpiqej të blinte kohë duke nisur një hetim.
Zahawi lindi në Irak nga prindër kurdë dhe erdhi në Mbretërinë e Bashkuar që fëmijë, kur familja e tij u largua nga regjimi i Sadam Huseinit. Ai besohet të jetë një nga politikanët më të pasur në Dhomën e Komunave dhe ka ndihmuar në themelimin e kompanisë së sondazheve YouGov.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4098
Lajme të tjera
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe
15 Prill, 22:03
-
Raporti: Shqiptarët, ‘skllavë modernë’ në Angli! Prostituohen, detyrohen të lypin, vjedhin dhe të shesin drogë
10 Prill, 17:23
-
Po luante golf, kapet peng dhe lirohet pas 30 orësh biznesmeni kinez! Rrëmbyesit kërkuan 15 milionë dollarë
8 Prill, 22:34
-
‘Jam nga Greqia’, i riu shqiptar kapet me kokainë në Britani dhe dënohet me mbi 2 vite burg (EMRI+FOTO)
6 Prill, 17:49
-
Grupet kriminale shqiptare në Amerikën e Jugut akses në nivele të larta qeverisëse, konkurrojnë dhe vendasit! Po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme e vendet skandinave
5 Prill, 07:53
-
Emigrantët shqiptarë përdorin nënat shtatzënë për të siguruar leje qëndrimi në Britaninë e Madhe, avokat Hasani: Skemë mashtrimi, ja penalizimet nëse kapeni
3 Prill, 12:53