TIRANE - Qytetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile protestuan sërish këtë të martë para selisë qëndrore të Bankës së Shqipërisë duke kërkuar dorëheqien e guvernatorit Ardian Fullani. Me pankarta në duar protestuesit tubuan për afro 1 orë duke bërë përgjegjës Fullanin jo vetëm për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekvë në thesar, por dhe për luksin e shfrenuar të familjes Fullani të ekspozuar me foto ku nuk mungojnë orat e shtrenjta apo festat me shampanjë.
E teksa për protestën e rradhës organizatorët thanë se ajo do të mbahet ditën e enjte duke nisur prej orës 2 të mesditës.
....
Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar në mesditë për të kërkuar dorëheqjen e Guvernatoit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Pas skandalit të vjedhjes së mbi 713 milionë lekëve të rinj nga Thesari i Shtetit dhe fotove të publikuara në media që u bënë dëshmi e luksit të familjes Fullani, shoqëria civile, intelektualë e qytetarë të thjeshtë mbushën sheshin dhe pavarësisht temperaturave të larta protestuan nën thirrjet “Fullan largohu! Rama reago!”.
Ata paralajmëruan se do të vijojne protestat para institucionit më të lartë financiar në vend derisa thirrjet e tyre të finalizohen me dorëheqjen e Guvernatorit.

"Opozita hesht sepse kanë njerëzit e tyre të punësuar në Bankën e Shqipërisë, por Rama pse hesht. Ky njeri vazhdon të jetë aty ndërkohë që vazhdon të vjedhë në shtëpinë e tij. Dorëhiqu Fullan dhe Rama reago!", tha një protestuese.
"Ftoj të gjithë gazetarët të jenë edhe nga kjo anë pasi rrit besueshmërinë që kjo protest është e paanshem në rastin më të mirë është një Guvernator i papaftë ose në rastin më të keq një Guvernator hajdut. Duhet të përshkallëzohet jo vetëm në dorëheqje por dhe përgjegjësi penale për seicilin që ka bërë", tha gazetari Rezart Laha .

E ndërsa kjo grabitje vijon të hetohet nga Prokuroria, mazhoranca qeverisëse nuk e ka ende një qëndrim zyrtar sikurse edhe opozita e cila deri më sot nuk është deklaruar për këtë skandal me të tilla përmasa në zëmër të institucionit më të rëndësishëm financiar të vendit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Protesta e pare para zyrave te Bankes se Shqiperise: Fullani dorehiqu