Dorëhiqet drejtori ekzekutiv i Volkswagen’ pas skandalit me emetimin e gazrave të gjigandit gjerman të automjeteve. Ky skandal tashmë ka marrë përmasa botërore, kurse një ditë më parë Martin Winerkorn, tashmë i dorëhequr kërkoi falje për problemet në makinat Volkswagen.
 
Drejtori ekzekutiv drejtonte këtë kompani që prej vitit 2007 dhe në konferencën për shtyp tha se kompanisë i duhet një rifreskim.
 
Së fundmi ka dalë se këtë problem e kanë edhe makinat Skoda dhe Seat që përdoren në tregun britanik. Këto dy marka automjetesh janë pjesë e kompanisë gjermane Volkswagen.
 
Kurse dje gazeta gjermane Die Welt shkruante se qeveria gjermane ishte në dijeni të këtij skandali të Volkswagen, edhe pse Kancelarja Angela Merkel tha se ka nisur një hetim për këtë problem të shfaqur në këto automjete.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)