TIRANE- Ardian Bitraj dhe nipi i tij Klevis Bejtaj, kishin zgjedhur një mënyrë tepër të kamofluar edhe për të mos rënë në sy jashtë rrethimit të godinës së repartit “X” në Linzë. Nga pamjet filmike rezulton se Bejtaj priste dajën e tij të dilte i mbushur me para nga thesari i bankës, me një makinë pa targa. Automjetit i hiqeshin targat për të mos u identifikuar plotësisht nga kamerat e jashtë të sigurisë, që janë instaluar në godinën e Thesarit të Shtetit.