Skandali në Gjykatën e Pukës
dorëzohet kërkesa për gjykim

Skandali në Gjykatën e Pukës<br />dorëzohet kërkesa për gjykim
TIRANE- Organi i akuzës ka përfunduar hetimet për personat e përfshirë në skandalin e Gjykatës së Pukës, mes tyre ish-kreut të gjykatës Shtjefën Lleshi, ish-prokurorit Pëllumb Prençi, si dhe avokatëve Fran Dashi dhe Feriz Xhurxhi.
 
Të përfshirë në hetim janë 9 shtetas, ku 5 prej tyre janë me masë sigurie arrest me burg, 2 arrest shtëpie mes tyre ish-prokurori dhe ish-kreu i Gjykatës Pukë, ndërsa dy shtetas hetohen në gjendje të lirë.
 
Prokuroria e kryeqytetit ka dorëzuar kërkesën për gjykim, ku akuza e ngritur për Shtjefën Lleshin, ish-kreun e Gjykatës dhe ish-prokurorin e rrethit Pukë, Pëllumb Prençi, është ajo e korrupsionit pasiv.
 
Skema e këmbimit të drejtësisë me vlera monetare në Gjykatën e Pukës, u denoncua pak kohë më parë ku gjykatës, prokuror, avokat, kancelarë dhe sekretare e gjykatës në rrethin Pukë u filmuan duke marrë para në këmbim të drejtësisë.

PERSONAT E PANDEHUR
1. Defrim Prenci, arrest në burg.
2. Liljana Shkjau, arrest në burg. Sekretare gjykate
3. Fran Dashi, arrest në burg. Avokat
4. Meliha Kuka, arrest në burg. Kancelare gjykate
5. Pëllumb Prenci arrest në shtëpi. Prokuror
6. Shtjefën Lleshi, arrest në shtëpi. Kreu Gjykatës
7. Fariz Xhurxhi, arrest në burg. Avokat
8. Pal Pjetri, në gjendje të lirë.
9. Bardhë Pjetri në gjendje të lirë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK