PEKIN- Ish shefi i policisë kineze në zemër të skandalit më të madh politik në Kinë vitet e fundit është dënuar me 15 vjet burg, raportojnë mediat shteterore kineze. Wang Lijun u burgos për tradhëti, shpërdorim detyre dhe pushteti.
Hyrja në një konsullatë amerikane në shkurt të këtij viti çoi në rrëzimin nga posti të ish shefit të tij, dhe politikanit karizmatik Bo Xilai, i cili shihej si një konkurent i fortë për një nga 9 postet në Komitetit e Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste. Ndërkohë që bashkëshortja e Bo Xilait, liderit komunist është dënuar për vrasjen e një biznesmeni britanik.
Prokuroret kerkuan 20 vite burg per zotin Wang. Në përfundim të leximit të vendimit Lijun tha se nuk do ta ankimonte vendimin. Në 15 vitet burg përfshihen 9 vjet për mitmarrje, shtatë për shkelje ligjore, dy për tradhti dhe dy vite për abuzim me pushtetin. Vendimi vjen në një kohë që Kina përgatitet për të zgjedhur udhëheqësit e rinj javët e ardhshme.
(ns/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com