Krijimi i Bashkisё sё re Himarё, te ciles i bashkёngjiten komunat Horё-Vranisht dhe Lukovё, ka bёrё qё individё tё veshur me pushtet e qe kanё drejtuar komuna tё ndryshme nё kёtё zonё tё kёrkojnё medoemos tё shtojne numrin e banorёve pёr tё mundesuar rizgjedhjen e tyre nё krye tё pushtetit lokal, konkretisht tё Bashkisё sё re Himarё.
Kryetari i Komunёs Lukovё, Vladimir Kumi, i cili nё zgjedhjet e kaluara fitoi postin duke kandiduar si i pavarur, ka bashkёpunuar me disa klane te organizates “Omonia”, duke kandiduar serish pёr tё marrё drejtimin e Bashkisё sё re Himarё.
Duke pare mbeshtetjen e ulet ne komunitet, prej shume muajsh, ai ka regjistruar, permes listave fiktive, banorё fantazme nё komunёn e Lukovёs. Gazeta “Shekulli”, permes njё investigimi nё terren verifikoi se shefi i Zyrёs sё Gjendies Civile ne Lukovё, Klement Papadhima, ka rreth njё vit qё, nё kundёrshtim me ligjin dhe procedurat, si dhe duke hedhur poshtё procedurёn e miratuar me ligj pёr pasaportizimin e njё individi apo njё familjeje nё njё fshat, qytet apo vend tjetёr, vijon dhe sot e kёsaj dite, hapur dhe pa iu trembur syri tё regjistriojё si banorё tё Lukovёs individё dhe familje tё ndryshme nga qytete, fshatra apo komuna tё tjera, duke i joshur ata me disa mёnyra, edhe pse ёshtё nё konflikt interesi me vendin e punёs sё tij nё kёtё komunё, pasi kreu i Komunёs, Vladimir Kumi ёshtё djali i hallёs sё Klement Papadhimёs.
Konflikti i interesit tё Klement Papadhimёs ёshtё prej vitesh njё cёshtje qё ёshtё debatuar nё media dhe nё Kёshillin Komunal tё Lukovёs, si dhe banorёt e kёsaj komune, tё cilёt kanё denoncuar dhe denoncojnё kёtё aferё nepotike nё komunёn bregdetare. Edhe pse ёshtё ngritur disa herё nё qeverinё e kaluar ky shqetёsim, nё Ministrinё e Brendshme dhe Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Gjendjes Civile, nuk ёshtё marrё asnjё masё ndaj tij dhe komunёs pёr tё pushuar shefin e gjendjes civile Lukovё, Klement Papadhima, nga puna. Kjo falё dhe njohjeve personale dhe politike tё vete Papadhimёs me pushtetin e ikur, si anёtar i Kryesisё sё PD-sё nё Rrethin e Sarandёs, por dhe njohjeve dhe mbёshtetjes qё kreu aktual i komunёs Vladimir Kumi ka pasur dhe ka, gjatё gjithё angazhimit tё tij nё pushtetin lokal me drejtues tё lartё tё PD-sё, PR-sё dhe pushtetit tё vjetёr.
Regjistrimi dhe procedura qё ndjek Klement Papadhima
Sipas verifikimeve tё bёra nё kёtё komunё nga gazeta “Shekulli”, Papadhima dhe Kumi kane shtuar rreth 500 banoreve fiktive me listat e zgjedhesve qe do te perdoren ne zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Duke pare se bregdeti dhe zona e komunёs sё Lukovёs ёshtё njё zonё shumё atraktive pёr tё huajt dhe vendasit qё kёrkojnё tё pushojnё nё kёto brigje, drejtuesit e Komunёs Lukovё, kanё dhёnё tokё nё pёrdorim, por edhe shitur e mё pas legalizuar individёve nga fshatra, zona dhe qyetete tё tjera, duke krijuar njё mori problemesh dhe konfliktesh tё pronёsisё nё kёtё komunё me ish-pronarёt dhe pronarёt qё pёrfituan nga ligji 7501.
Kjo ёshtё njё nga joshjet mё tё mёdha qё kreu i Komunёs, Vladimir Kumi dhe kushёriri i tij i parё Klement Papadhima, kane bёrё duke rregjistruar si banorё tё Komunёs Lukovё shume individe, qe ata me pas te votojnё, bashkё me familjet e tyre, pёr tё nё Bashkinё e re tё Himarёs. Nёse shkon sot nё Lukovё, Piqeras apo Borsh gjёja e parё qё vёren janё konfliktet e pёrditshme qё kanё kёto fshatra pёr pronёn dhe tokёn, probleme qё, sipas banorёve autoktone, i ka shkaktuar drejtuesi aktual i Komunёs Vladimir Kumi. Fushata e kohёve tё fundit qё po zhvillon kreu i komunёs Lukovё, Kumi dhe stafi i tij i ngushtё, administrata, kushёrinj dhe anёtarё tё “Omonia”-s shkon edhe mё tutje, duke aktivizuar edhe disa prej anёtarёve tё “Agimit tё Artё”, tё cilёt janё me origjinё nga Lukova. Disa prej tyre janё parё kёto ditё nё Lukovё.
Njё individ qё shkon tek Gjendia Civile e Komunёs Lukovё, ёshtё adresuar qё tё kontaktojё me punonjёsin e zyrёs, Klement Papadhima, i cili, ose nёpёrmjet telefonit, ose nё ambjentet e komunёs, u dikton procedurёn qё do duhet tё ndjekin per t’u bere banore te komunes se Lukoves. Pasi tё kenё siguruar certifikatёn personale dhe familjare, mё pas ata duhet tё pajisen me njё kontratё banese, qё sipas Papadhimёs nuk ёshtё fare problem dhe bёhet edhe pa pasur njё ambjent apo njё hyrje banimi, mjafton tё kontraktohet me njё individ apo familje qё ёshtё banore e Komunёs Lukovё.
Sipas shefit tё Zyrёs sё Gjendjes Civile, Lukovё, nuk ёshtё fare problem dhe s`ka nevojё pёr afate, sic thuhet nё ligj, sepse kёto detaje i rregullon ai nё sistem, pasi ёshtё i vetmi qё ka akses. Dhe nё kёtё mёnyrё bёhet njё pasaportizim nё kёtё komunё, brenda 24 orёsh, mjafton qё tё kesh disa kritere personale si dhe tё kesh miqёsi me kryetarin Kumi apo me Papadhimёn, mundёsisht tё jesh i fesё kristiane ose ta kesh ndёrruar atё dhe tё kёrkosh tё marёsh njё truall apo shesh ndёrtimi nga komuna.
/Marrë nga Shekulli/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com