Skandali në Tërbuni-Bylis, Etika
i pyet të gjithë, vendimi shtyhet

Skandali në Tërbuni-Bylis, Etika<br />i pyet të gjithë, vendimi shtyhet
Eshte shtyre edhe per nje jave, vendimi i Komisionit te Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, ne lidhje me ndeshjen Terbuni - Bylis. Dje, Komisioni i Etikes, eshte mbledhur ne ambientet e FSHF dhe ka zhvilluar procedurat e saj te zakonshme, ne raste ndeshjesh, te evidentuara si me probleme.
 
Per kete takim, jane pyetur, gjyqtaret e ndeshjes ne lidhje me vijushmerine e takimit dhe problematiken qe ajo krijoi. Jane pyetur ne te njejten linje edhe zyrtaret e ketij takimi (delagati dhe vezhguesi). Se fundmi Komisioni i Etikes, ka pyetur edhe dy kapitenet e skuadrave te Bylis dhe Terbuni, ne lidhjet me ngjarjet e kesaj ndeshjeje.
 
Ne fund ai, ka shtyre vendimin per javen e ardheshme, me date 03.12.2015, sepse materiali kryesor, ai qe ka ardhur nga UEFA, ne lidhje me kete ndeshje, eshte voluminoz dhe kerkon kohe per t’u perkthyer dhe studiuar. Nderkohe qe Komisioni i Etikes, per te marre nje vendim te nje rendesie te tille, kerkon edhe studimin e hollesishem te ketij materiali, perpos materialeve te grumbulluara dje.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën