Skandali në drejtësi, sekretaret
e gjykatës fshehën 300 dosje

Skandali në drejtësi, sekretaret<br />e gjykatës fshehën 300 dosje
Spostimi i dosjeve nga arkiva e gjykatës së Tiranës për në arkivën shtetërore në Lundër ka nxjerr në pah një skandal të përmasave të mëdha.
 
Kreu i gjykatës së Tiranës Enkeleidi Hajro e kontaktuar nga ReportTv ka bërë me dije se bëhet fjalë për 299 dosje civile dhe 1 penale të cilat dhe pse duhet të ishin dërguar për rekurs në gjykatën e lartë janë mbajtur të fshehura.

300 dosje nuk u dërguan për rekurs 
Kjo sipas Hajros është konsideruar shkelje dhe ajo ka marrë masa duke shkarkuar menjëherë nga detyra drejtuesen e sekretarisë në këtë gjykatë dhe 1 sekretare të sektorit ku janë gjetur 300 dosje të pa dorëzuar në gjykatën e lartë.
 
Për këtë rast tashmë është njoftuar dhe prokuroria e Tiranës ndërsa për dy pjesëtaret e sekretarisë të shkarkuara gjykata po përgatit kallëzim penal për shpërdorim detyre.
 
Këto dosje sipas sqarimeve të administratës së gjykatës i përkasin periudhës së një dekade më parë dhe në to ka procese që lidhen me pronat, punësimin, padi shkaktim dëmi etj.
 
Shkarkohet kryesekretarja, kontroll dosjeve 2008-2015
Veç kallëzimit penal ndaj dy vartësve të shkarkuara kreu i gjykatës së Tiranës ka urdhëruar dhe kontrollin e të gjitha procedurave për dosjet e lidhura me rekurset në gjykatën e lartë përgjatë periudhës 2008-2015.
 
Mos dërgimi i këtyre dosjeve në gjykatën e Lartë rezulton se ka krijuar një kalvar të pafundëm pritjesh për qytetarët të cilët në më shumë se një dekadë presin për drejtësi dhe nuk gjejnë zgjidhje.
 
Ky skandal është zbuluar në një periudhë ku drejtësia është përfshirë nga ankthi i vettingut dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve në të gjithë vendin.


dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’