Shtatë muaj pas bërjes publike dhe nisjes së hetimeve për skandalin në gjykatën e Pukës, organi i akuzës ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykatën e Shkodrës për 5 të pandehurit mes tyre dhe 2 avokatëve Fran Dashi, Fariz Xhurxhi si dhe dy punonjësve të gjykatës Pukë Liljana Shijaku dhe Miliha Kuka.
 
Në total prokuroria ka kërkuar për këta katër shtetas 16 vite burg, ndërsa me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar pritet që ky dënim të ulet me 1/3, por ende gjykata nuk ka dhënë vendimin përfundimtar.
 
Mes të pandehurve janë dhe prokurori i rrethit Pukë, Pëllumb Premçin dhe ish-kreu i gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi, për të cilët akuza është korrupsion pasiv, por ende për këta shtetas nuk është arritur në kërkesën përfundimtare para gjykatës ndërsa procesi ndaj tyre është i hapur.
 
 
Skandali i gjykatës së Pukës detyroi prokurorin e përgjithshëm të lirojë menjëherë nga detyra Pëllumb Premçin prokuror rrethi në Pukë si dhe këshillin e lartë të drejtësisë të shkarkojë Gjykatësin Shtjefën Lleshi, ndërsa këta të fundit deklarojnë e në qëndrimet e tyre se janë të pafajshëm paçka se në pamje filmike e drejta shitej e blihej me lekë!
 
Gjykimi për këta shtetas nisi në Gjykatën e Tiranës, por me një vendim të ndërmjetëm u transferua në Shkodër pasi në shkallën e parë tiranë u vendos moskompetencë lëndore pasi vepra penale është kryer në Pukë territori që mbulohet nga Gjykata Shkodër ku dhe po kryhet procedurat gjyqësore.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)