Skandali në Itali, zyrtarët u përpoqën të mbulonin shpërthimin e koronavirusit! Mesazhe tallëse në WhatsApp, nën hetim edhe ish-kryeministri Conte

Skandali në Itali, zyrtarët u përpoqën të mbulonin shpërthimin e koronavirusit! Mesazhe tallëse në WhatsApp, nën hetim edhe ish-kryeministri Conte

Foto ilustruese

Italia ishte vendi i parë në Evropë që u godit nga vala e koronavirusit pas përhapjes nga vendi i origjinës në Kinë. Në mesazhet e zbuluara që janë shkëmbyer mes politikanëve italianë dhe zyrtarëve shëndetësorë, tregohet sesi drejtuesit e shtetit u përpoqën të mbronin imazhin e vendit për të zvogëluar rolin e Italisë në përhapjen e virusit.

Media italiane 'Corriere della Sera', shkruan se pjesë e hetimit të nisur, janë edhe mesazhet të shkëmbyera mes ish kryeministrit, Giuseppe Conte, ish ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë nën dyshimin se kanë ndikuar për menaxhimin e dobët dhe përkeqësimin e epidemisë globale që lidhet me shpërthimin vdekjeprurës të virusit në Lombardi në 21 shkurt të vitit 2020.  Por në një prej mesazheve të shkruara në ëhatsApp në 5 mars të 2020-ës, ministri i Shëndetësisë së Italisë asokohe, Roberto Sperenza i thotë një prej kolegëve të tij që duhet të përfitojnë nga raporti që tregonte se rasti i parë i koronavirusit në Evropë u zbulua në Gjermani, me qëllim për të mbrojtur imazhin e Italisë.

Në 6 mars, Giuseppe Ruocco, i cili asokohe ishte sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Shëndetësisë dhe roli i të cilit po hetohet gjithashtu, u shfaq duke u tallur me rastet e zbuluara në Evropë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia.

“Sot dhamë 2 raste Covid në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë… dhe ndoshta 1 në Gjermani,”- ka shkruar ai në njërin prej mesazheve.

Hetimi, i nisur nga prokurorët në Bergamo, njërën prej provincave të Lombardisë e cila ishte më e goditura nga vala e parë e pandemisë, fokusohet në dështimin e pretenduar të autoriteteve për të marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen e virusit duke vendosur në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nebro.

Ndryshe nga Contonio, i cili u karantinua menjëherë së bashku me 9 qytete të tjera në Lombardi dhe një në Veneto, spitali Alzano Lombardo u rihap disa orë pas shpërthimit, ndërsa provinca e Bergamos hyri në izolim me të gjithë rajonin e Lombardisë sa më shpejt që dy javë më vonë. Bergamo regjistroi 6,000 vdekje gjatë valës së parë të virusit, dhe prokurorët thonë se 4,000 mund të ishin parandaluar nëse provinca do të ishte karantinuar menjëherë.

Ndërsa koronavirusi u përhap me shpejtësi dhe autoritetet rajonale dhe kombëtare patën mosmarrëveshje për të përcaktuar nëse rajoni i Lombardisë duhet të karantinohet, por gjithashtu ndodhi edhe një shkëmbim mesazhesh në WhatsApp midis dy zyrtarëve rajonalë të shëndetësisë Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi ku lihet të kuptohet për një përpjekje të drejtuesve për të fshehur të vërtetën lidhur me seriozitetin e situatës.

"A e dini se çfarë tha presidenti i Lombardisë?,"- ka shkruar Andreasi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. Unë thashë: "Epo, është sikur të jemi në Kinë". Ai u përgjigj se ne jemi më keq se Kina, të paktën atje quhet diktaturë”-thuhet në një prej mesazheve.

Në mesin e zyrtarëve që po hetohen është edhe Fontana, i cili së fundmi u rizgjodh guvernator i Lombardisë. Një mesazh nga Ruoko më 29 shkurt 2020, pothuajse dy javë para se vendi të hynte në bllokim, përshkruan menaxhimin kaotik të pandemisë.

"Shumë gjëra po ndodhin: komiteti shkencor që përplaset me Conte dhe Speranzan u kërkua të rimendojë masat. Është një luftë globale."

Një tjetër element kritik i hetimit është mungesa e pretenduar e një plani të përditësuar të pandemisë kombëtare në Itali që daton që nga viti 2006. Speranza, i cili ishte ministër i Shëndetësisë deri në rënien e qeverisë së Mario Draghit verën e kaluar, tha javën e kaluar se ndihej "shumë i qetë dhe i sigurt" dhe shtoi se ka vepruar gjithmonë “me disiplinë dhe nder në interesin e vendit”.

Andreasi, i cili nuk është nën hetim, tha se nuk ishte e mundur të jepeshin intervista pasi hetimet ishin në zhvillim e sipër, Ruoko nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment. Conte, i cili tani drejton Lëvizjen Pesë Yjet, partia që në kohën e epidemisë së Covid udhëhoqi qeverinë në koalicion me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, tha javën e kaluar se ishte gati të bashkëpunonte me gjyqësorin dhe "ndihej i qetë ndaj vendit dhe qytetarëve italianë”.

Teza e prokurorit

Në orën 18 të datës 29 shkurt, siç tregohet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, në Itali janë 1049 raste. Prokurori Publik shkruan: “Nga këto të dhëna rrjedhin disa konsiderata të dukshme. E para është se infektimi rritej në mënyrë eksponenciale dita-ditës, kështu që nuk do të ishte e vështirë të zbulohej menjëherë se cila mund të ishte tendenca e epidemisë në ditët menjëherë në vijim. E dyta është se tashmë në orën 18 të datës 29.2.2020, pra 9 ditë pas pozitivit të parë nga Codogno, ishte tejkaluar kufiri prej 1000 pozitivësh që parashikonte plani, në rastin më të keq dhe më të rëndë, që do të thotë se infeksionet tani ishin jashtë kontrollit. E treta është se plani parashikonte zënien e 60 shtretërve në terapi intensive në ditën e 38-të, ndërsa në realitet pas 8 ditësh shtretërit e zënë në terapi intensive.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot